Trashëgimia osmane dhe komunitetet muslimane të Ballkanit sot

Autorët

  • Ahmet Davutoglu

Abstract

Bashkekzistenca shumëkulturëshe është shumë e rëndësishme, sepse zhvillimi i një civilizimi mundet të kuptohet vetëm duke analizuar strukturat e qyteteve dhe jetën kulturore në këto qytete Gjatë periudhës së Perandorisë Osmane, Ballkani bëhet qendra e politikës botërore të shekullit XVI. Kjo është koha e artë e Ballkanit. Prandaj, historia osmane është histori e karakterit kryesor ballkanik në politikën botërore. Në atë kohë, të gjitha rrugët kryesore tregtare ishin në Ballkan. Gjithashtu, gjatë periudhës osmane, Selaniku bëhet qendra kryesore tregtare. E gjithë tregtia e Mesdheut bëhej përmes Selanikut.
Ç’është Turqia?
Turqia është një Ballkan i vogël, një Lindje e Mesme e vogël, një Kaukaz i vogël. Më shumë boshnjakë jetojnë në Turqi sesa në Bosnjë. Në Turqi jetojnë më shumë shqiptarë sesa në Shqipëri, më shumë çeçenë sesa në Çeçeni, më shumë abkazë se në Abkazi. Dhe kemi kurdë, arabë dhe turq bashkë.
Por, pse ndodh kjo?!
Për arsye të trashëgimisë otomane. Për të gjitha këto kombësi muslimane në këto rajone, Turqia është një parajsë e sigurt.
E thënë shkurt, historia jonë është e njëjta, fati ynë është i njëjti dhe e ardhmja jonë do të jetë e njëjta.
Ashtu si në shekullin XVI, kur ndodhi ngritja e Ballkanit Otoman në qendrën e politikës botërore, ne do ta bëjmë Ballkanin, Kaukazin dhe Lindjen e Mesme bashkë me Turqinë, qendrën e politikës botërore në të ardhmen.
Ky është objektivi i politikës së jashtme turke dhe ne do ta realizojmë këtë.
Ne do të riintegrojmë rajonin e Ballkanit, Lindjes së Mesme dhe Kaukazit, mbi parimin e paqes rajonale dhe botërore në të ardhmen.
Jo vetëm për ne, po për të gjithë njerëzimin.

Keywords:

Perandoria Osmane, Turqia, komunitetet muslimane, bashkëjetesa, Ballkani

Downloads

Download data is not yet available.

Published

2024-01-29

How to Cite

Davutoglu, Ahmet. 2024. “Trashëgimia Osmane Dhe Komunitetet Muslimane Të Ballkanit Sot”. Univers 14 (14):209-17. https://albanica.al/univers/article/view/3786.

Numër

Section

Opinione