“Vdekje dhe dëbim” i Justin McCarthy - Një këndvështrim i ri i historisë për ta kuptuar atë
Abstract
Në librin "Debim dhe vdekje" identifikohen faktorët që ndikuan në fatin e hidhur të muslimanëve të Perandorisë Osmane. Përveç dobësisë ushtarake dhe ekonomike të Perandorisë që nuk ishte në gjendje të mbronte popullin musliman, ndikoi dhe lindja e nacionalizmit në gjirin e popujve të krishterë si dhe ekspansioni i Perandorisë Ruse për dëbimin dhe vdekjen e muslimanëve të Perandorisë Osmane.
Libri i prof. McCarthy-it e trajton historinë e Perandorisë Osmane nga këndvështrimi i turqëve dhe muslimanëve të tjerë që pësuan vdekje dhe dëbim si pasojë e imperializmit, nacionalizmit dhe konfliktit etnik.
Luftërat Ballkanike 1912-1913 u sollën shqiptarëve një prej katastrofave më të rënda, të dëshmuara ndonjëherë nga popujt në Europë - vë në dukje autori.



