Përjetësimi i disa orientalizmave në fjalorin e Tahir Dizdarit
Abstract
Fjalori i orientalizmave në gjuhën shqipe, i Tahir N. Dizdarit është vepër e rrallë, jo vetëm në leksikografi shqiptare, kurse Instituti Shqiptar i Medimit dhe Qytetërimit Islam është më i merituari që këtë vepër e bëri pronë të opinionit shkencorë. Profili shkencor si filolog i Dizdarit:orientalist, që është barazi me arabist, turkolog, iranist, nuk duhet ngatrruar me misionarizmin që bën përpjekje të kamuflohet përmes termit Orientalizëm. Orientalistika dhe orientalizmi janë dy koncepte të ndryshme. Një grup fjalësh, në këtë fjalor, që shenjojnë fushën fetare, që i përkasin religiolinguistikës islame, janë spieguar hollësisht dhe janë ilustruar me shembuj nga këngë popullore, frazeologjizma e fjalë të urta shqipe, por për arsye objektive nuk është përfshirë e tërë hapësira shqiptare. Këso spiegimesh nuk kemi hasur në fjalorë tjerë etimologjikë. Në fjalorin e T. Dizdarit janë rreth 160 fjalë të kësaj fushe, për të cilat jam përqëndruar të afroj kontributin tim. Fjalët që i kam marrë në shqyrtim gjenden edhe në fjalorët e vjetër, te: Fjalori i Bashkimit, Mejeri, Waignadi, Buseti, Kujunxhiqi, Cordinjano. Në fjalorët e ri të gjuhës shqipe zbehet spiegimi i tyre, varfërohet ose mbesin edhe jasht fjalorit. Tahir N. Dizdarit i ka bërë të pavdekshme këto fjalë dhe i ven në shërbim hulumtuesit të trashëgimisë kulturore popullore shqiptare margaritarë të çmueshëm. I hap shteg studiuesit të gjuhës shqipe të analizojë në thellësi kuptimin konkret të fjalës në kontekst të folklorit shqiptarë. Mos humbas energji kot në eksperimente të zëvendësojnë tespihët me rruzare e zeqatin me tatim, etj. Ky thesar gjuhësorë si rrjedhojë e pranisë dhe ndikimit të fesë dhe kulturës islame në këto troje, është bërë pjesë e inventarit religiolinguistik, kurse Tahir Dizdari i ka përjetsuar sa të jenë gjallë: ZANA POPULLORE, TREGIME E ANEKDOTA NG A DRENICA, etj.Keywords:
orientalizma, fjalor, leksikografi, gjuhëtar, Tahir Nasuf DizdariDownloads
References
-
Aleksandar Xhuvani-Eqrem Çabej, Prapashtesat e gjuhës shqipe, Tiranë, 1962.
-
Hasan Kaleshi, Turski uticaji u tvorbi reci u albanskom jeziku, Buletini i FF, nr. VI/1970, Prishtinë.
-
Boretzky Norbert, Der Turkische einfluss auf das Albanishce, I, II, Weisbaden, 1975.
-
Anton Krajni, Hymja e turqizmave në shqipet, Studime Filologjike, nr. 1/1965, Tiranë.
-
Letif Mulaku, Turqizmat në gjuhën shqipe, Seminari i kulturës shqiptare për të huaj, nr. 3/1977, Prishtinë.
-
Feti Mehdiu, Hyrja dhe përdorimi i orientalizmave në gjuhën shqipe, Flaka e Vëllazërimit, dt. 2-14 qershor, 1972, Shkup; i njëjti në Jehona, nr. 7/ 1978, Shkup;
-
Feti Mehdiu, Zëvendësimi i disa fjalëve turke me fjalë shqipe, Gjuha Shqipe, nr. 1/1983, Prishtinë, 1983; Feti Mehdiu, Arnavut dilinde birkaç turkçe sozcugunun kullanilishi, POF, nr. 30/1980, Sarajevo.
-
Referati i prezantuar në simpoziumin e tretë: Qytetërimi islam në Ballkan, Tiranë, 2003. Është botuar në Edukata Islame, Prishtinë.
-
Fjalor i Bashkimit, Prishtinë, 1969.
-
Julius Nemeth, Traces of the turkissh language in Albanian, Budapest, 1961.