Fjalorët e Sadulla Zendelit- Daja

Autorët

  • Sokol Demaku

Abstract

Fjalorët janë vepra të vështira për t’u hartuar e krijuar. Ndaj ata janë të rrallë dhe nuk mund të krijohen çdo gjashtë muaj ose çdo një vit.
Pikërisht për këtë, ne e vlerësojmë Fjalorin e Dajës, një vepër të madhe shkencore të diasporës shqiptare, që zë tashmë vendin e saj të nderuar, në bibliotekën e Fondit albanologjik. Me veprën dhe veprimtarinë e tij, Sadulla Zendeli i bën nder bashkësisë shqiptare në Suedi. Ai jep shembullin e madh të vitalitetit, që ekziston në gjirin e Kombit Shqiptar, bijtë e të cilit, ndonëse në kushte jo të lehta, por plot brenga e mall të mërgimit, kanë ditur të renditen me dinjitet dhe të barabiten me shoqëritë demokratike e të zhvilluara, ku fati i solli që të jetojnë. Daja jep shembullin e madh të njeriut, që nuk e nisi dhe ngrysi jetën vetëm duke psherëtirë, “sa i zi është kurbeti”! Por ai i vuri vetës qëllimin e lartë për të ngritur nderin e vetes dhe të komunitetit e të Kombit që i takon, me vepra shkencore dinjitoze.
Vepra shkencore e Dajës dhe e gjithë veprimtaria e tij: krijuese, artistike, poetike, prozaike, figurative, muzikore, shkencore, sportive etj., si dhe e krijuesve të tjerë, nga komuniteti shqiptar në Suedi, na mbushin me krenari ne të gjithëve, në këtë vend dhe në vende të tjerë nordikë. Mbushin me krenari diasporën shqiptare nëpër botë, trevat dhe fshatrat, ku ju ka bërë koka “bam”. Por, natyrisht, e mbushin me krenari Kombin tonë liridashës dhe kulturëdashës.
Fjalori suedisht–shqip është një urë lidhëse mes kulturës suedeze dhe asaj shqiptare, një urë lidhëse dhe bashkëpunimi ndërmjet dy popujve tanë, që e çmojnë dhe respektojnë njëri-tjetrin.

Keywords:

fjalor, diaspora shqiptare, Sadulla Zendeli, kultura suedeze, kultura shqiptare

Downloads

Download data is not yet available.

Published

2024-01-16

How to Cite

Demaku, Sokol. 2024. “Fjalorët E Sadulla Zendelit- Daja”. Univers 16 (16):217-28. https://albanica.al/univers/article/view/3575.

Numër

Section

Art, Traditë dhe Kulturë

Similar Articles

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 > >> 

You may also start an advanced similarity search for this article.