Bibliotekat myslimane në Shkodër

Autorët

  • Smajl Bala

Abstrakti

Me sundimin e Perandorisë Osmane u ndërtua institucione fetare, objekte kulti, mejtepe etj. Këto u pajisën edhe me bibloteka. Fondet e librave kanë qenë në gjuhët klasike orientale, arabe, turke e perse, si edhe në gjuhën shqipe. Është e dokumentuar se në Shkodër ka pasur mbi 25.000 vëllime librash dhe mbi 10.000 të tillë nga bibloteka private. Në Shkodër kanë ekzistuar disa bibloteka fetare, por në këtë artikull bëhen objekt vetëm tri prej tyre: Bibloteka e Vakëfit. Origjinën e ka shumë të hershme, shumica e librave është e trashëguar apo dhuruar nga Medreseja e Vjetër e Qafës she ajo e Pazarit të vjetër. Ajo ka qënë një godinë prej dy katesh, me disa dhoma dhe salla studimore. Në këtë bibliotekë kanë shërbyer disa poliglotë të shquar, si Hamdi Bushati, Hafiz Muhamet Kuçuku, Hafiz Abdulla Bedica dhe së fundi Esat Myftia. Biblioteka Këlliçi (Myftiej) në lagjen (Qafe Tabaku). Kjo ka qenë ndër më të hershmet në Shkodër, e krijuar nga Hafiz Hasan Këlliçi, gjyqtar dhe kadi shumë i respektuar. Biblioteka ndodhej nën kalanë Rozafa, në lagjen Qafë (Tabakë), pranë lumit Drin. Në vijim në këtë bibliotekë kanë shërbyer Efendi Jusuf Tabaku dhe Hafiz Esat Myftinia. Kjo bibliotekë shquhej edhe për faktin se ajo ka në dispocion edhe shumë dorëshkrime të moçme. Në periudha të mëtejshme shumica e librave të kësaj biblioteke u kaluan në Bibliotekën “Marlin Barleti” të Shkodrës. Biblioteka Myftiej në lagjen Ndocaj. Ndodhej në lagjen Qafë dhe ka qenë ndër më të pasurat në Shkodër. Është krijuar 300 vjet më parë nga Salih Efendia i Madh. Pjesën më të madhe të fondeve të librave ai e solli nga Stambolli, krzesisht nga Mustafa Pasha. Trashëgues i kësaj biblioteke ka qenë nipi i tij, Sali Myftiej.

Fjalët kyçe:

bibliotekë, muslimane, perandoria osmane, Shkodër, institucione fetare

Shkarkimet

Download data is not yet available.

References

  1. ”Hylli i dritës”, viti 1937, botime në çdo muaj të këtij viti.

  2. “Kultura Islame”, viti 1937.

  3. Smajl BALA, “Institucionet Islame dhe Hoxhallarët e Shkodrës”, viti 2005.

Botuar

2023-12-30

Si të citoni

Bala, Smajl. 2023. “Bibliotekat Myslimane Në Shkodër”. Univers 17 (17):237-42. https://albanica.al/univers/article/view/3186.

Numri

Seksioni

Art, Traditë dhe Kulturë