Dervish Hima publicist dhe veprimtar i Rilindjes Kombëtare

Autorët

  • Dr. sc. Fahredin Shabani

Abstract

Ibrahim Naxhi Spahiu, i njohur me emrin Dervish Hima, me invencionin (dhuntinë) e logjikën e thellë prej një njohësi të mirë rrethanash politike në Ballkan dhe brenda Perandorisë Osmane mbeti njëri ndër kuadrot më të spikatur të mendimit politik të Rilindjes Kombëtare Shqiptare.
I rritur dhe i edukuar në frymën patriotike, ai mbeti forca lëvizëse e kolonisë shqiptare në mërgim, para së gjithash në Rumani, si dhe bashkëpunëtor i Ibrahim Temos, Nikolla Naços, Jashar Erebarës dhe të një varg militantësh të shquar të Rilindjes Kombëtare Shqiptare.
Ndërkaq, në fushën e autorësisë së shkrimeve, Dervish Hima spikat erudicionin e vet me botimin e gazetës “Albania” në Romë, ndërsa në qarqet tejballkanike do të bëhet i njohur si autor i memorandumeve drejtuar Fuqive të Mëdha, si dhe njëri ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë të Ismail Qemalit. Si i tillë, ai zë vend të merituar në ngjarjet revolucionare në Shqipëri, menjëherë pas vitit 1908.
Vitet '90 të shekullit XIX shënojnë një ndërgjegjësim të shqiptarëve dhe Lëvizjes Kombëtare të tyre, drejt një radikalizimi të kërkesave, fillimisht për autonomi dhe më pas për ndarjen e plotë nga Porta e Lartë. Ky aktivitet i plotë i Rilindjes Kombëtare Shqiptare është gjithashtu i lidhur me intensifikimin e propagandës së monarkive ballkanike, fillimisht në Serbi dhe Greqi.
Kur propaganda kishte për qëllim asimilimin e plotë të shqiptarëve ortodoksë nga Bullgaria, Serbia dhe Greqia, përmes emërimeve të klerikëve të tyre.
Duke konsideruar këtë, përfaqësuesit më të shquar të Rilindjes Kombëtare Shqiptare do të dilnin me kërkesa më të përparuara për zbatimin e një autonomie territoriale administrative të Shqipërisë, si një zgjidhje më e drejtë e çështjes shqiptare, në kushtet e asaj kohe.

Keywords:

Dervish Hima, mendimi politik, Rilindja Kombëtare Shqiptare, propagandë, autonomia

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Historia e popullit shqiptar II, Tiranë 2002.

  2. Arkivi Qendëror i Shqipërisë, Fondi 19.

  3. Akte të Rilindjes Kombëtare Shqiptare 1878-1912, (Përgatitur nga S.Pollo dhe S.Pulaha), Tiranë 1978.

  4. HHStA, PA, A, Informacion i konsullit austriak në Manastir, Kral, viti 1904.

  5. “Shqipëria e re”, Konstancë, 19 gusht 1928, Dervish Hima.

  6. "Shqipëria”, Bukuresht nr. 13, 2 gusht 1897, Një kartë.

  7. “Albania”, Bruksel viti II, 1 tetor-dhjetor 1898, nr. 9, “Kongresi shqiptar”.

  8. Historia e Shqipërisë II, Tiranë 1984.

  9. AQSH, Fondi nr. 12, dosja 9, 8-9.

  10. Kristaq Prifti, Dervish Hima, Tiranë 1987.

  11. “Albania”, Romë viti II, 13 prill 1902.

  12. AQSH, Fondi 19, dosja 32/3.

  13. Historia e Shqipërisë II, Tiranë 1984.

  14. AQSH, Fondi 19, dosja 32/3.

  15. Memorandumi i D.Himës për çështjen shqiptare në gjysmën e dytë të shekullit XIX, “Gjurmime Albanologjike”, Seria e Shkencave Historike III, 1973, Prishtinë 1975.

  16. “Korça”, 24 dhjetor 1908, nr. 10, 3.

  17. HHStA, PA A, Shkodër 28 gusht 1907, nr. 96.

  18. Akte të Rilindjes Kombëtare Shqiptare 1878-1912, Tiranë 1978.

  19. Historia e Shqipërisë II, Tiranë 1984.

Published

2024-05-07

How to Cite

Shabani, Dr. sc. Fahredin. 2024. “Dervish Hima Publicist Dhe Veprimtar I Rilindjes Kombëtare”. Univers 12 (12):94-118. https://albanica.al/univers/article/view/4133.

Numër

Section

Studime