Pandeli Sotiri, personalitet i shquar i shkollës shqipe

Autorët

  • Islam Sharofi

Abstract

Pandeli Sotiri, Mësues i Popullit, ka lindur në vitin 1843 në fshatin Selekë të Lunxhërisë. Ka mbaruar studimet e larta në mjekësi në Vjenë të Austrisë. Pasi ushtron për pak kohë këtë profesion, largohet nga Vjena dhe shkon e vendoset në Stamboll. Këtu në këtë qytet fillon veprimtarinë e tij lidhur me çështjen kombëtare.
Pandeli Sotiri është, një nga 28 patriotët, që themeluan në vitin 1879 shoqërinë e të “ Shtypurit të shkronjave shqip ”. Kontributi i Pandeli Sotirit si gazetar asht periudha, kur ai drejton Revistën Drita-Dituria. Një etapë e rëndësishme, në jetën e veprimtarinë e Pandeli Sotirit, është koha, kur hapet shkolla e parë shqipe në qytetin e Korçës më 7 mars 1887.
Pandeli Sotiri shërben për pak kohë në drejtim të shkollës, por ai la gjurmë si organizator dhe drejtor i shkollës. Ai hodhi baza për një punë didaktike të kualifikuar, duke i mësuar kolegët mes të tjerave edhe me shembullin e tij si mësues i shqipes. E rëndësishme është edhe puna e tij, si një nga themeluesit dhe veprimtarë i Shoqërisë së Mësimit shqip në Korçë. Kjo shoqëri kishte 160 anëtarë me besime të ndryshme, të krishterë dhe muslimanë.
Jeta e Pandeli Sotirit u shua në vitin 1891, nga një aksident i kurdisur.

Keywords:

Pandeli Sotiri, mësues, mjek, shkolla e parë shqipe, gazetar

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Mësuesit për kombin shqiptar, Musa Kraja. Botimet “Toena”, viti 1993.

  2. Bij të Lunxhërisë për arsimin shqiptar (Pandeli dhe Koto Sotiri), Musa Kraja, Tiranë, 2002.

  3. Ministria e Arsimit dhe e Shkencës / Instituti i Studimeve Pedagogjike: Historia e arsimit dhe mendimit Pedagogjik shqiptar, Vëllimi I, Tiranë, 2003.

  4. Enciklopedia shqiptare, botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në 3 vëllime, botim i vitit 2008, vëll. 1 dhe 2, botimi i vitit 2009, vëll. 3.

  5. Mësonjëtorja Shqipe e Korçës / Arsimi popullor, Nr. 3, mars 1961, fq. 131-147, Gaqo Peci.

Published

2024-01-16

How to Cite

Sharofi, Islam. 2024. “Pandeli Sotiri, Personalitet I Shquar I shkollës Shqipe”. Univers 16 (16):244-50. https://albanica.al/univers/article/view/3577.

Numër

Section

Art, Traditë dhe Kulturë

Similar Articles

<< < 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 > >> 

You may also start an advanced similarity search for this article.