Një kurorë nocionesh fetare
Abstract
Glosari i Mr. Qemajl Morinës është një përpjekje për ta ndrequr gjendjen e shfytyruar të terminologjisë fetare në fjalorët e hartuar të gjuhës shqipe në periudhën komuniste e nën diktatin ideologjik që shquhej për antifetarizëm, përkatësisht që kishte si pikë nisëse në interpretimin e nocioneve themelore të fesë, pozicionin ateist ndaj tyre.
Autori, ndonëse islamolog në fushën dijes, u qaset drejt dhe paanshëm këtyre deformimeve, pavarësisht nëse kanë të bëjnë me islamin, apo me krishterimin. Duke afirmuar disa nga përmirësimet e bëra në botimet e kohëve të fundit të fjalorëve të shqipes.
Me bindje të plotë themi se Glosari është një kontribut i vyeshëm edhe në pikëpamje të njohjes së drejtë të fesë dhe vlerësimit të rolit të saj në shoqërinë njerëzore.
Keywords:
glosari, Qemajl Morina, feja islame, komunizmi, terminologji fetareDownloads
References
-
Mr. Qemajl Morina, Glosar i nocioneve fetare (islame, ortodokse, katolike dhe çifute), botoi Fakulteti i Studimeve Islame, Prishtinë, 2010.
References
Mr. Qemajl Morina, Glosar i nocioneve fetare (islame, ortodokse, katolike dhe çifute), botoi Fakulteti i Studimeve Islame, Prishtinë, 2010.



