Kriza financiare globale dhe ndikimi i saj në bankat konvencionale dhe ato islame
DOI:
https://doi.org/10.59164/univers.v21i21.1201Abstrakti
Kanë kaluar shumë vite që nga shfaqjet e para të krizës financiare, e cila burimin e ka nga vendi më i zhvilluar ne botë, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), dhe gjendja vazhdon të jetë ende alarmante. Kjo krizë erdhi për shumë arsye, por duke e përfshirë në një fjali të vetme mund të themi se flukset dalëse të parasë ishin më të mëdha se flukset hyrëse të saj dhe kjo uli aftësinë blerëse në treg, e cila po shkon drejt një recesioni të plotë në të gjithë botën. Në këtë mënyrë, shtrirja gjithnjë e më e gjerë e kësaj krize ka tërhequr zvarrë shumë banka e institucione financiare, duke i çuar ato drejt një kolapsi përfundimtar.
Kriza financiare globale ishte një tronditje e rëndë e të gjitha ekonomive, qoftë edhe e atyre më të zhvilluara botërore të cilat konsideroheshin të pamposhtura. Si pasojë e saj, pësuan humbje shumë biznese të mëdha dhe, si rrjedhojë, shumë njerëz i humbën vendet e tyre të punës. Kriza financiare mendohej se nuk do të zgjerohej jashtë SHBA-ve, por ajo shumë shpejt e kaploi Europën dhe shumë vende të zhvilluara të kontinentit aziatik, si Kina, Japonia etj. Kështu, rritja ekonomike në nivel global vlerësohet të jetë ngadalësuar gjithnjë e më shumë pas krizës globale. Ky ngadalësim ishte më i theksuar në vendet europiane, ku rënia e kërkesës së brendshme si dhe pasiguria e shkaktuar nga sektori fiskal, gjatë vitit 2012, kanë ndikuar në rënien e konsumit dhe të investimeve. Ndikimi i krizës, përveçse në ekonominë e shteteve në përgjithësi, u bë më i dukshëm në sistemet e tyre bankare. Por, a do të ishte ky ndikim i njëjtë në të dy sistemet bankare, si në atë konvencional, ashtu edhe në atë islam, do të vërehej më së miri po të bënim një krahasim ndërmjet këtyre dy sistemeve. Kështu, fokusi i vështrimit është vendosur në performancën e dy llojeve të bankave, atyre islamike dhe atyre konvencionale në nivel shtetëror, në shtetet, ekonomitë e të cilave operojnë me të dyja këto sisteme bankare, në mënyrë që të kontrollohen ekseset e parakrizës, dobësitë dhe reagimet politike. Për të vlerësuar këtë ndikim të krizës, janë marrë katër indikatorë për të dy grupet e bankave, përkatësisht ndryshimet në (I) Përfitim, (II) Kreditim apo huadhënie nga ana e bankave, (III) Asetet e bankës; (IV) Normat bankare.
Fjalët kyçe:
kriza financiare globale, ndikim, banka konvencionale, banka islame, norma bankareShkarkimet
References
-
Civici, Adrian, “Kriza Financiare apo globale”, Tiranë, 2010.
-
Usmani, Muhammed Taqi, “Hyrje në sistemin financiar islam”, Pa- kistan, 1999.
-
El-Kuhf, Mundhir, “El-Iktisadu-l-Islami, ilmen ve nidhamen”,Riad, 1998.
-
Lewis, Mervyn and Algoud, Latifa, Islamic Banking, Cheltenham: Edward Elgar, 2001. DOI: https://doi.org/10.4337/9781843762959.00010
-
Luboteni, Gazmend, “Bankat dhe afarizmi bankar”, Prishtinë, 2006.
-
Shubejr, Muhammed Othman, “El-Mua’melat el-malije el-mua’sire fi-l-fikhi-l-Islamij”.
-
Siddiqi, Muhammad Nejatullah, “Issues in Islamic Banking, Select- ed Papers”, Leicester: The Islamic Foundation, 1984.
-
Hassan, Maher and Dridi, Jemma, “The Effects of the Global Crises on Islamic and Conventional Banks: A Comparative Study”, IMF Working Paper, 2010.