Gjuha arabe, elementi i cili e lidh botën arabe
Abstract
Tre format e gjuhës arabe janë: klasike, standarde moderne dhe e folur. Arabët e konsiderojnë "arabishten klasike" të Kuranit si bazë të bukurisë dhe shkëlqimit gjuhësor.
"Arabia Standarde Moderne" e bazuar në formën klasike të gjuhës, përdoret në letërsi, mjete shtypi, dhe mjete komunikimi si në lajmet zyrtare. "Arabishtja e folur" ose dialekti i folur në një vend të caktuar ndryshon nga një vend në tjetrin dhe nga një provincë në tjetrën, në gjithë botën arabe.
Gjithashtu, Kuranit, librit të shenjtë të Islamit, iu zbulua Profetit Muhamed në arabisht, dhe myslimanët besojnë se për të kuptuar plotësisht mesazhin e Kuranit, ai duhet lexuar në gjuhën arabe. Në kohën e tij më të lavdishme, civilizata islame konsiderohej si një qendër e dijes, dhe arabishtja ishte gjuha e mjekësisë dhe matematikës, filozofisë dhe astronomisë. Shumë familje arabe vazhdojnë të ndjekin zakonet tradicionale për emërtimin e fëmijëve.
Meqenëse shoqëria arabe është trashëgimore, vajzat dhe djemtë marrin emrin e babait si emër të dytë dhe mbiemrin e tij si të tyre. Të gjitha emrat kanë nga një kuptim, shpesh u vënë emra të personaliteteve të mëdha (p.sh. Kerima do të thotë e bujare ose e nderuar; Zaki do të thotë inteligjent). Forma e shkronjave arabike dhe stili i lirë i shkrimit arab i japin gjuhës arabe fuqi të madhe artistike. Për këtë arsye, kaligrafia arabe gjendet në të gjithë botën islame. Mund të shihet në mjedisin fetar, ashtu edhe në atë laik. Kaligrafia dekorative në ndërtesa, përpunimin e metalit dhe tekstilit është e zbukuruar dhe riprodhohet gjerësisht në lloje të ndryshme stili - elegante dhe të rrjedhshme, ose këndore dhe gjeometrike.
Gjuha arabe ka luajtur një rol të rëndësishëm në historinë e arabëve dhe vazhdon që ta pajisë shoqërinë arabe me një ndjenjë të lidhur dhe të fortë të identitetit. Me të vërtetë, kjo gjuhë është elementi që lidh botën arabe, nga Maroku në Kuvajt.



