Çamëria, një trevë që kërkon zgjidhjen e të drejtave të saj

Autorët

  • Namik Selmani

Abstract

Në historinë e trojeve etnike shqiptare rrallë mund të gjesh një çështje kaq madhore si ajo e Çamërisë që, në 100 vitet e fundit, të ketë krijuar një problematikë kaq të rëndësishme për gjeopolitikën shqiptare, greke, ballkanike, madje edhe evropiane. Ajo përbën akoma një ngërç të fortë diplomatik, politik, juridik, kombëtar, për Shqipërinë, e sidomos për ata pasardhës të kësaj krahine që sot nuk jetojnë më në trojet, ku kanë lindur e kanë jetuar të parët e tyre qysh prej krijimit të jetës në Ballkan.
Në 100 vitet e fundit mbi këtë krahinë është ushtruar dukshëm dhe vazhdon ende edhe sot e kësaj dite strategjia e helenizimit, e realizuar në tre etapa, duke ndjekur tri rrugë:
1) Spastrimi etnik nëpërmjet gjenocidit të egër të ushtruar ndaj popullsisë shqiptare muslimane, me qëllim që t'i largojnë ata nga trojet e tyre.
2) Ndryshimi i strukturës etnike të krahinës nëpërmjet kolonizimit të saj me imigrantë grekë dhe vllehë;
3) Asimilimi i popullsisë ortodokse shqiptare nëpërmjet shtypjes së identitetit të saj kombëtar, ndalimit të përdorimit të gjuhës shqipe, etj.
Në gjeopolitikën e Ballkanit dhe të Evropës, padyshim edhe të Shqipërisë, Çamëria është e vetmja pjesë e tyre ku, në vend të një salle plot dritë, plot ajër, plot gjelbërim të përjetshëm, me plot ninulla ku asnjëherë nuk mungon deti me valët e tij, mund ta quajmë ndryshe edhe “Muzeu i Gjakut “ ose “Muzeu i padrejtësisë”.
Nëse do ta shihnim me syrin më të ftohtë të gjithë rrugën 100-vjeçare të Çamërisë nën një thundër politike, administrative, gjuhësore, kulturore, ekonomike të shtetit grek, do të thonim me plot gojë se ajo po kthehet për të gjithë një padrejtësi e pazbuluar ende, një fshehje për të gjithë të së vërtetës, një mjegull që kërkojnë ta mbulojnë të gjithë, të gjiithë.
Studiuesi amerikan Mc Crathy Justin në një libër të tij të botuar në SHBA në vitin 1999 të titulluar “Vdekje dhe megrim,-pastrim etnik i muslimanëve osmanë” ka shkruar se strategjia e pastrimit etnik të shqiptarëve ka nisur që me fitoren e Revolucionit grek të vitit 1827. Ai thotë: “Revolucioni grek është lëvizja e parë që identifikon vetveten me vdekjen dhe dëbimin e muslimanëve nga vendi i tyre.”

Keywords:

Çamëria, padrejtësi, muslimanët osman, pastrim etnik, Greqia

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. “Çështja çame dhe integrimi europian“, Grup autorësh, Shtëpia Botuese “Arbëria”, Tiranë, 2005.

  2. “Shqipëria dhe Greqia në vitet 1948-1990”, Beqir Meta. Shtëpia Botuese “Koçi”, Tiranë, 2004.

  3. “Fjalori Onomastik i Epirit”, Shtëpia Botuese “Eurorilindja “, Fatos Mero Rrapaj. Tiranë, 1995.

  4. ”Çamëria, vendi, popullsia dhe jeta ekonomike” (Monografi), Sheme, Selman. Shtëpia Botuese “Progres”.

  5. “Enciklopedia jugshqiptare” (Vëllimi 1, 2), Tiranë, Shtëpia Botuese “Hasan Tahsini” Hoxha, Ibrahim. Tiranë, 2006.

  6. “Çamëria denoncon”, Shtëpia Botuese “Fllad”, Kotini, Albert. Tiranë, 1999.

  7. “Shqiptarët e grekët”, “Veso”- Dragoi, Nuri, Tiranë, 2009.

  8. Arkivi Shtetëror “Dokumente për Çamërinë“, Tiranë, 1999.

  9. Gazeta “Republika” 2, 3 dhjetor 2006, Autor Pëllumb Xhufi.

  10. H. Minga: ”Çamëria, një vështrim historik”, Shtëpia Botuese “Hasan Tahsini”, Tiranë, 2006.

  11. ”Për ju gjimnazistë” – Faik Konica- Gjimnazi i Tiranës”, Tiranë, 2009.

  12. “Kombi shqiptar në udhëkryq”- “Arbëria”, Abazi, Sulejman. Tiranë, 2005.

  13. Hoxha, Ibrahim: “Viset shqiptare në shtetin grek”, Shtëpia Botuese “Hasan Tahsini”, Tiranë.

Published

2024-01-29

How to Cite

Selmani, Namik. 2024. “Çamëria, Një Trevë Që kërkon Zgjidhjen E Të Drejtave Të Saj”. Univers 15 (15):149-62. https://albanica.al/univers/article/view/3673.

Numër

Section

Horizonte Shoqërore