“Reçaku“ i Çamërisë

Autorët

  • Namik Selmani

Abstract

Shpesh, ngjarjet historike të një kombi, qoftë ky i vogël në numër të popullsisë apo në shtrirjen gjeografike, ndodh të kryqëzohen me njëra tjetrën. Raste të tilla gjejmë edhe në historinë e kombit shqiptar.
Kur ambasadori amerikan Walker u bë dëshmitar i masakrës së tmerrshme nga serbët në fshatin e Reçakut në Kosovë, një fshat i pak njohur në atë kohë, në fund të shekullit të XX, të gjithë historianët, dhe madje edhe njerëzit e zakonshëm, rikujtuan një masakër të dimensioneve të njëjta që kishte ndodhur në territorin shqiptar.
Në atë kohë, kjo nuk po ndodhte në Kosovë, por poshtë, shumë poshtë kufirit shtetëror; në jug, në rajonin e Çamërisë. Konkretisht në fshatin Selan, në një përrua, që ndodhej fare pranë qytetit të Çamërisë, në Paramithi. Ku, në vitin 1913, forcat andarte greke vranë në mënyrë çnjerëzore 72 burra të fshatrave: Nihuar, Rrëzanj, Beden, Koriqan, Skupicë, Dramës etj.
Kjo është pikërisht koha kur zyrtarisht u ndanë në mënyrë të padrejtë kufijtë e Shqipërisë, duke ju dhënë shumë toka të pasura shqiptare, në prodhimtari dhe histori, fqinjëve tanë lakmitarë grekë dhe serbë.
Në të dyja këto ngjarje të dhimbshme të kombit tonë, në fillim dhe në fund të shekullit XX, u ndje solidariteti i madh i popullit shqiptar.
Kështu, në Çamëri, forcat ushtarake nga Vlora, Fieri, Tepelena, Mallakastra dhe rajone të tjera, u vunë në lëvizje për të kundërshtuar me armë pushtimin e territoreve të Çamërisë nga Greqia.
Në këtë luftë morën pjesë bijtë më të mirë të Çamërisë, si: Abedin Dino, Ali Riza Pashaj, Muharrem Rushiti, Qemal Frashëri, Zija Dojakë nga Filati etj.
Ndërsa në Shqipëri, pas Masakrës së Reçakut, njerëzit hapën dyert e shtëpive të tyre për të pritur vëllezërit dhe motrat nga Kosova.
Kur kujtojmë Reçakun e përgjakur të para disa viteve në Kosovë, duket se këto masakra që janë bërë ndaj kombit tonë, ishin një parathënie e një gjenocidi që fqinjët grekë, e më vonë ata serbë, kanë bërë ndaj kombit tonë në vitet kur historia jonë ka jetuar udhëkryqet e saj më të dukshme, më të rëndësishme.

Keywords:

historia shqiptare, masakër, gjenocid, Serbia, Greqia

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Beqir Meta - Tragjedia çame.

  2. Fatos Mero Rapaj - “Rënkimet e Çamërisë”.

  3. Ibrahim Daut Hoxha- “Bilibila e thëllëza çame”.

  4. Ibrahim Daut Hoxha – “Çamëria dhe Janina”.

  5. Fatos Mero Rrapaj – “Fjalori onomastik i Çamërisë”.

  6. Nuri Dragoi- “Shqiptarët e grekët”.

  7. Avdi Begati – “95-vjetori i Masakrës së Selanit”- “ Çamëria” – 27 mars 2008.

Published

2024-05-07

How to Cite

Selmani, Namik. 2024. ““Reçaku“ I Çamërisë”. Univers 13 (13):115-21. https://albanica.al/univers/article/view/3905.

Numër

Section

Horizonte Shoqërore

Similar Articles

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 > >> 

You may also start an advanced similarity search for this article.