Epoka e artë e Islamit dhe Perëndimi

Autorët

  • Gjergj Totozani

DOI:

https://doi.org/10.59164/univers.v23i23.616

Abstract

Përgjatë Epokës së Artë të Islamit, rruga e përhapjes së dijes dhe shkencave në drejtim të Evropës, u realizua kryesisht nga faktorët e mëposhtëm:

  1. Mbretëria Siciliane, me në krye Frederikun e Madh.
  2. Zgjerimi i ndikimit të muslimanëve deri në malet e Pirenejve, në Andaluzi.
  3. Gjithmonë e më tepër, mbretërit dhe Papët evropianë u referoheshin mjekëve myslimanë, të cilët ishin më të aftë se mjekët evropianë.
  4. Kryqëzatat
  5. Përkthimet e librave shkencorë, nga arabishtja në anglisht.

Këto shkenca ishin në fushat, si: matematika, mjekësia, astronomia, fizika, kimia, gjeografia, filozofia, letërsia dhe industria.

        Me ardhjen e shumë filozofëve, dijetarëve dhe shkencëtarëve arabë në pjesën oksidentale të Evropës mesjetare, atje filluan të përhapen shumë shkolla të quajtura "averroizma latine", të cilat ishin shkolla filozofike që mbështeteshin në punën e filozofit të shquar arab Ibn Ruzhd, të cilin perëndimorët e quanin Averroes, dhe ishte komentuesi më në zë i veprave të Aristotelit. Ibn Ruzhdi (1126 - 1198) ishte një personalitet i shquar jo vetëm në filozofi, por dhe në teologji, mjekësi, astronomi, fizikë, jurisprudencë islame, drejtësi dhe gjuhësi.

       Nxënësit e këtyre shkollave, ishin ndjekës të Ibn Sinës, Al-Farabit, Ibn Ruzhdit dhe Ibn Arabit. Këta filozofë, shkencëtarë, juristë dhe teologë, ligjëronin dhe përkthenin të gjitha veprat e klasikëve grekë në arabisht dhe persisht.

       Në universitetet e qendrave urbane kryesore të Evropës vepronin shumë dijetarë e teologë nga bota islame. Ata predikonin dhe përkthenin veprat klasike greke dhe filozofinë racionale arabe. Në shumë shkolla dhe universitete evropiane filloi të zbehet filozofia e neoplatonizmit augustian dhe mësimet skolastike të teologjisë mesjetare.

      Kjo situatë vazhdojë të paktën deri në shek. e XV,  pasi ekuilibrat filluan të përmbyseshin.

Keywords:

Epoka e Artë e Islamit, shekulli XV, shkolla filozofie, perëndimi

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Al-Hassani T.S. Salim, “1001 inventions: The Enduring Legacy of Muslim Civilization”, National Geographic, Hong Kong, 2012.

  2. Baze Ermal, “Shoqëria europiane në Mesjetë 500-1500”, Onufri, Tiranë.

  3. Filo Llambro, Pinari Andi, “Historia e hershme moderne e Europës” (1500-1815), Ideart, Tiranë, 2007.

  4. Fuller E. Graham , “Islami politik e ardhmja e tij”, Arbëria, 2010.

  5. Gearon Eamonn, “The History and Achievements of the Islamic Golden Age”, Johns Hopkins University, USA, 2017.

  6. Hunke Sigrid, “Dielli i Allahut shkëlqen mbi Perëndimin”, Tiranë, 2007.

  7. Huntington Samuel, “Përplasja e qytetërimeve”, Logos-A, Tiranë, 2009.

  8. Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam, “Kontributet myslimane në qytetërimin botëror”, Milleniumi i Ri, Tiranë, 2019.

  9. Palacios Asin Miguel, “Eskatologjia myslimane në Komedinë Hyjnore”, Averroes, 2003.

  10. Sezgin Fuat, “Epoka e madhe e panjohur”, Logos-A, Tiranë, 2015.

  11. Interneti: https://www.progresibotime.com/

Published

2023-02-16

How to Cite

Totozani, Gjergj. 2023. “Epoka E Artë E Islamit Dhe Perëndimi”. Univers 23 (23):110-19. https://doi.org/10.59164/univers.v23i23.616.

Numër

Section

Horizonte Shoqërore