Ndre Mjeda – 8, nën vështrimin shkencor të Mentor Qukut
Abstract
Ka dalë nga botimi Ndre Mjeda - 8, nën vështrimin shkencor të studiuesit Mentor Quku, i cili u është përkushtuar vitet e fundit studimit rrënjësor dhe publikimit të botimeve dhe veprës shkencore të autorit tonë të njohur.
Kush është Mentor Quku?
Ai lindi në Korçë më 20 janar 1939. Në qershor të vitit 1954 kreu shkëlqyeshëm shkollën e mesme pedagogjike “Shejnaze Juka” në Shkodër, në vitin 1957 Institutin e Lartë Pedagogjik në Tiranë, ndërsa në vitin 1963 Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës. Është drejtor i revistave “Kumtari” nr. 5, 6, 7 dhe i gjashtë vëllimeve të Seminarit Ndërkombëtar “Shkodra në shekuj”.
Tema qendrore e botimeve të tij mbetet ajo e Ndre Mjedës.
Ndre Mjeda - 8 përbëhet nga disa pjesë, si më poshtë:
1. Në vend të hyrjes Mjeda: fëmijëria dhe rinia
2. Albanologu dhe dijetari Ndre Mjeda dhe Alfabeti i gjuhës shqipe
3. Ndre Mjeda dhe kryeveprat letrare të tij
4. Mjeda dhe jeta e tij politike
5. Ndre Mjeda dhe gjuhësia shqiptare
6. Ndre Mjeda i kujtimeve dhe referimeve
7. Albumi si referencë kombëtare dhe identitare.
Libri është mjaft interesant, ku autori ka kërkuar brenda dhe jashtë vendit, fotografi të rralla që e pasurojnë veprën e tij prej "personaliteti me peshë të veçantë kombëtare”. Ai është gjithashtu shumë i dobishëm për t’u konsultuar nga lexues të ndryshëm, kjo sepse është i nevojshëm për të gjithë dhe lexohet me kënaqësi të veçantë pasi zbulon shumë gjëra të reja të panjohura për Ndre Mjedën.
Keywords:
Ndre Mjeda, vështrim shkencor, libër, albanologDownloads
References
-
Mentor Quku, Bibliografi e botimeve të M.Q. mbi Ndre Mjedën, në vëllimin e parë “Bibliografia albanistike, 1, ERA, Prishtinë, 2001.
-
Mentor Quku, Bibliografi e Ndre Mjedës (zgjedhur dhe anotuar), material i daktilografuar, 240 faqe, Shkodër, 1991.
-
Begzad Buliu, Nga Ndre Meja te metodologjia, Parathënie, Ndre Mjeda-8, Tiranë, ILAR, 2011.
-
Mentor Quku, Abum.
-
Mentor Quku, Mjeda 3, libri i parë, fq. 346-347. U referohet Sh. Osmani - Nj. Kazazi, Abeteret shqipe… Autor anonim i abetareve shqipe - Ndre Mjeda, Tiranë, 2000.
-
Mentor Quku, Parathënia e autorit, Mjeda - 8, ILAR, 2011.
-
Fadil Kraja, në mbulojë të librit, Vëllimi 3, Tiranë, 2007.