Bibliografi kronologjike e periodikut “Perlindja e Shqipëniës” (gusht-shtator 1913)

Autorët

  • Heral A. Saraçi

DOI:

https://doi.org/10.59164/univers.v23i23.631

Abstrakti

Për një studim shkencor të diturisë historiografike është domosdoshmëri një punë sistematike. Ndërmjet mjeteve të punës që përdorin humanistët me synim objektivitetin shkencor është edhe bibliografia. Me anë të saj kërkohet të arrihet një klasifikim sistematik i të dhënave në lidhje me një periudhë, ngjarje, veprimtari, libër ose person historik.

Një Bibliografi për gazetën “Perlindja e Shqipëniës (Numri themelues “Perlindj’ e Shqipnis, Vlone, 19/1. Gusht 1913”) duhet të ishte kryer prej kohësh. Kanë kaluar më shumë se 100 vjet nga botimi i saj dhe mungesa e një klasifikimi sistematik të të dhënave të autorësisë së artikujve që ajo përmban krijon diskutim në lidhje me vetë trajtimin shkencor të kryer deri sot të organit të vetëm shqiptar të themeluar në Vlorë në vitin 1913.

“Perlindja e Shqipëniës” u botua me moton “Organ per te mprojtur të Drejtat Kombëtore”. Nga numri i datës 19/1 Gusht 1913 deri në numrin 4 të datës 10/23. Gusht, 1913 gazeta nuk shënon drejtorin e përgjegjshëm, kryeshkronjësin ose botuesin. Nga numri 5, data 14/27. Gusht, 1913 deri në numrin 21, datë 15/28 Mars 1914 të periodikut Drejtar i pergjegjshëm është Dhimitër Beratti. Kjo gazetë u shtyp në Vlorë fillimisht në shtypshkronjën Paul Siebertz dhe më pas në shtypshkronjën e Shtetit Shqiptar. Periodiciteti i saj për vitin I, 1913 ishte Nr. 0 -  35 (36 numra) ndërsa për vitin II, 1914 ishte Nr. 1 – 21 (21 numra). Gjatë dy viteve të veprimtarisë së saj u botuan gjithësej 57 numra.

Kush janë autorët e artikujve të këtij periodiku? Cilët artikuj janë botuar pa nënshkrim? Cilët janë artikujt e nënshkruar me pseudonim? Cilët janë kontrubuesit kryesorë të shkrimeve që mbushën faqet e kësaj gazeta? Po temat kryesore cilat ishin dhe nga kush u trajtuan?

Për një shoshitje sa më të vërtetë të lëndës gazetareske bibliografike zgjodhëm që t’i pasqyronim të dhënat e këtij periodiku në mënyrë kronologjike. Për këtë arsye e titulluam punim “Bibliografi Kronologjike e Periodikut “Perlindja e Shqipëniës”. Në këtë mënyrë besojmë se do të kemi jo vetëm një hartë kufizuese e të plotë të autorëve të këtij organi të shtypit tonë për çdo numër si dhe të gjithë periodikun në tërësi. Me këtë qasje pozitiviste besojmë të arrijmë një bazë të shëndoshë e të nevojshme të dhënash si një hap i domosdoshëm për punimin e një monografie shkencore mbi këtë periodik e një punë të dobishme për secilin studiues që synon të vërtetën historike rreth këtij organi të gazetarisë shqiptare.

Fjalët kyçe:

bibliografi kronologjike, Perlindja e Shqipëniës, periodik

References

  1. Historia e Popullit Shqiptar, Vëll. IV, viti 2008.

  2. Dokumente të Organeve të Larta të Pushtetit Revolucionar Nacionalçlirimtar (1942-1944), Tiranë 1962.

  3. Gazetë Zyrtare nr. 2, datë 23 Dhjetor 1944.

  4. Gazetë Zyrtare nr. 3, datë 23 Kallnor 1945.

Botuar

2023-02-16

Si të citoni

Saraçi, Heral. 2023. “Bibliografi Kronologjike E Periodikut ‘Perlindja E Shqipëniës’ (gusht-Shtator 1913)”. Univers 23 (23):292-300. https://doi.org/10.59164/univers.v23i23.631.

Numri

Seksioni

Dokumente