Albania e Kaukazit dhe shqiptarët
Abstract
Herë pas here në literaturën shkencore, e jo vetëm në të, shfaqet hipoteza se shqiptarët aty ku ndodhen sot, kanë ardhur nga Kaukazi. Një hipotezë e tillë shtrohet përpara studiuesve dhe publikut, duke u nisur nga përmendja nëpër burime të ndryshme historike e një territori me emrin Albani. Dukuria nuk është vetëm shkencore, sepse ajo përdoret dhe nga politika. Kështu në këto 150 vjetët e fundit, kur historia shumë shpesh është në shërbim të politikave nacionaliste afatshkurtër, ajo është keqpërdorur sidomos në Ballkan, ku interesat e shteteve të krijuara më përpara se të tjerët nëpërkëmbnin ato të popujve fqinj që nuk kishin krijuar ende shtetin e tyre. Nuk kursehen në këtë betejë, gjithnjë të humbur pa e nisur, për të përdorur “teza”e “argumente historike”, për të ngritur teori dhe rivendikime territoriale në dëm të të tjerëve. Një rast i tillë është ai i Nikokles, që në disertacionin e tij rimerr këtë tezë, të cilën e hedh poshtë Fallmerayer. Një përdorim të tillë ka dhe ajo për ardhjen e shqiptarëve nga Kaukazi, diku nga shekujt X-XI, me qenë se atëherë shqiptarët përmenden për herë të parë në burimet bizantine me emrin albanoiarbanoi në trojet e sotme.
Përgjithësisht historiografia shqiptare dhe jo vetëm ajo, e ka refuzuar këtë pseudoteori në mënyrë intuitive pa u hyrë në brendësi të dhënave historike që lidhen me albanët e Kaukazit. Për studiuesit shqiptarë, me të drejtë, ka mjaftuar teza e prejardhjes ilire dhe autoktonia e shqiptarëve, vazhdimësia e gjuhës dhe të qenit e saj indoevropiane, që vërtetohet nga shumë albanologë. Përmendja e parë e Albanisë dhe e banorëve të saj, albanëve, është në betejën e Gaugamelës në vitin 331 para erës sonë, kur ata u rreshtuan së bashku me persët kundër ushtrisë së Aleksandrit të Madh. Ata përmenden në burime të ndryshme si një popull që jeton pranë Armenisë dhe Iberisë (Gjeorgjia e sotme), pra si një entitet politik i rëndësishëm i rajonit të Kaukazit. Për ta ka përmendje të vazhdueshme ndër burimet greke dhe romake, por dhe në ato armene, bizantine, arabe që nga shekulli I deri tek shekulli VIII e më vonë. E megjithatë për këtë popull njihen pak gjëra. Ka fare pak dëshmi gjuhësore dhe pak të dhëna arkeologjike (Mingeçam-Azerbajxhan). Nëse kanë pasur një literaturë të shkruar, ajo sot është e humbur. Kanë mbijetuar vetëm alfabeti dhe pak mbishkrime të fragmentuara e që presin sot e kësaj dite zbërthimin.
Keywords:
Kaukazi, shqiptarët, hipotezë, politikë, historiografiDownloads
References
-
J.Ph.Fallmerayer, Elementi shqiptar në Greqi, Tiranë 2003, f. 95.
-
Dokumentacioni historik për talmund të konsultohet në: K.V.Trever, Oçerki po istorij i kulture kavkazkoj Albanij, Moskva- Leningrad,1959 dhe A.H.Akopian, Albanija-Aluank v grekolatinskihi drevnoarmeiskih istoçnikah, Erevan 1987.
-
Strabon, ed. 1873, 409(XI,4.6), Moïse de Khorene, Histoire de l’Armenie, Paris 1993,148. Nga ai mësojmë se vendi i tyre quhej Alvank.
-
M.Bais, Albania Caucasica, Ethnos, storia, territorio attraverso le fonti greche, latine e armene, Milano 2001, 9.
-
Z.Aleksidze, Novie pamjatniki pismenosti kavkazskoi Albanij, Hristianski Vestnik, novaja serija1(7), 1994, 5, 7.
-
M. Khorene, vep. cit, f.148.
-
V.A.Arutjunova-Fidanian, Povestvovanie o dellah Armjanskih VII veka, Moskva 2004, 91 shën.94. Aty përmendet letra drejtuar nga eretikët Abas, katolikonit të vendit Albania.