Abdulhamit Kirmizi, Ferid Pashë Vlora - Një jetë shtet
DOI:
https://doi.org/10.59164/univers.v22i22.704Abstrakti
Libri i historianit turk Abdulhamit Kirmizi, mbi jetën dhe veprën e Ferid pashë Vlorës, është një vepër shkencore e klasit të parë dhe njëkohësisht tregimi më i detajuar dhe më i rëndësishëm i shkruar deri më sot për këtë figurë me përmasa dhe rëndësi në Shqipëri, Evropë dhe botë. Nëpër faqet e librit voluminoz, autori na shoqëron me mjeshtëri në madhështinë dhe peripecitë e jetës së një prej figurave më të rëndësishme të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, e njohur tradicionalisht si Rilindja Kombëtare. Në këtë prezantim, autori duket qartë se është i njohur jo vetëm me historinë e shqiptarëve në këtë periudhë, por edhe me historinë e familjes Vlora, pasi ky është studimi i tij i dytë madhor mbi historinë e këtij oxhaku të shquar, pas tij botimit të tij në turqisht.