Bibliotekat e medreseve dhe myftinive, orakuj që bënin dritë
Abstract
Ndërtimi i xhamive në Shqipëri nisi të shoqërohej edhe me ngritjen e shkollave fillore (mejtepeve), ose të shkollave të mesme (medreseve), ku besimtarët myslimanë arsimoheshin. Shpjegimi i mësimeve bëhej në gjuhën shqipe.
Pranë këtyre medreseve u ngritën edhe biblioteka, të cilat me kohën u bënë të famshme, aq sa nisën të vizitoheshin edhe nga udhëtarë, shkrimtarë dhe studiues të huaj. Ato ishin nga më të mirat, pasuroheshin vazhdimisht. Njerëzit e pasur u dhuronin libra dhe relikte të çmueshme. Kërshëria për librin ishte e madhe, dëshironin të dinin për kohët e shkuara dhe të ardhmen e tyre. Te librat gjendeshin të fshehta të mëdha. Në bibliotekë ruheshin edhe akte të Gjykatës së Shenjtë (sherie), regjistra kadastralë e dokumente të tjera të moçme. Edhe familjet e mëdha myslimane krijuan bibliotekat e tyre, por libra gjeje kudo në familjet myslimane.
Biblioteka e Bushatllinjve, e Vlonjatëve, e Frashërllinjve, e Bahollit dhe shumë të tjera ishin thesare të vërteta. Vlerësimi për to ishte i madh. E veçantë mbeti biblioteka e Myftiut të Tabakëve të Shkodrës, ose siç quhej ndryshe e “Kllyçit”. Ajo u shndërrua në një orakull të vërtetë për vendasit dhe të huajt. Gjermanët u bënë frekuentuesit e saj të përhershëm. Vinin aty për të pyetur për luftën dhe paqen, tregtinë dhe trazirat e papritura që mund të lindnin mes popujve etj.
Ky artikull jep një pasqyrim të këtyre aspekteve të historisë së bibliotekave në medresetë dhe myftinitë e Shqipërisë.
Keywords:
bibliotekë, medrese, orakull, libra, historiDownloads
References
-
Dr. Ramiz Zekaj, kreu II, Arsimi islamik shqip në trevat shqiptare.
-
Gazeta “Albania”, 1898, nr 10.
-
Kultura islame 1940-1941.
-
Kultura islame 1941-1942.
-
Kultura islame 1942-1943.
-
Kultura islame 1944-1945.
-
Pjesë nga dekreti perandorak, kthimi i pronave të Mirahorit në vakëfe.
-
Prof. Filip Fishta, Përpjekja shqiptare 1939.
-
Revista "Hylli i dritës" 1938.
-
Revista “Hylli i dritës” 1940.
References
Dr. Ramiz Zekaj, kreu II, Arsimi islamik shqip në trevat shqiptare.
Gazeta “Albania”, 1898, nr 10.
Kultura islame 1940-1941.
Kultura islame 1941-1942.
Kultura islame 1942-1943.
Kultura islame 1944-1945.
Pjesë nga dekreti perandorak, kthimi i pronave të Mirahorit në vakëfe.
Prof. Filip Fishta, Përpjekja shqiptare 1939.
Revista "Hylli i dritës" 1938.
Revista “Hylli i dritës” 1940.



