"Leximi i mendjes së Muslimanit" i Dr. Hassan Hathout, një reflektim filozofik bashkëkohor
Abstract
Autori i këtij libri, Dr. Hassan Hathout, personalitet enciklopedik egjipto-amerikan (mjek, shkencëtar, mësues, orator, mendimtar, poet, dijtar islam), kur shkroi këtë libër po mbushte 70 vjet.
Duke qenë dy kulturash dhe dy gjuhësh, ai e kuptoi se Islami njihet gjërësisht në perëndim jo për atë që është në realitet, dhe si mysliman, merr një pjesë të fajit dhe si reagim shkroi librin “Leximi i mendjes së muslimanit”, që përbën librin i tij të tetë, krahas kumtesave dhe artikujve nga fusha të ndryshme.
Baza e librit përfshin janë pesë krerë, si dhe Parathënia, e shkruar nga personaliteti saudit, Shehj Ahmad Zaki Jemani.
Kreu i parë: “Zoti?” hap një shteg që mund ta udhëheqë myslimanin për të njohur Zotin e tij dhe kësisoj lehtëson besimin dhe pranimin e plotë. Analizat logjike të faktorëve që tregojnë ekzistencën e Zotit të çojnë natyrshëm në Kreun e dytë, drejt thellimit të analizës logjike të pasojave të kësaj ekzistence, si dhe në tre fetë kryesore monoteiste që kanë pika të përbashkëta burimore në personin e patriarkut Ibrahim, pra Judaizmi, Krishterimi dhe Islami.
Kreu i tretë është një paraqitje tërheqëse dhe objektive e Islamit dhe lidhjeve të tij me dy fetë e tjera. Ky kre zbulon shkallën e vlerësimit të Moisiut, profetit të hebrenjve, në Kuran. Historia e luftës së Moisiut dhe popullit të tij përsëritet disa herë në Kuran. Emrat e profetëve Ismail, Ishak, Jakob, Musai, Haruni, Davidi, Sulejmani dhe Jozefi janë të njohur mirë në komunitetin mysliman.
Kreu i katërt, më i gjati dhe më i rëndësishmi, analizon “anatominë” e Islamit. Dr. Hassan Hathout bën një vëzhgim të shkurtër të Shariatit, ose trungut të së drejtës Islame, ndarjes së fesë nga shteti dhe demokracisë. Ai vazhdon të trajtojë aspektin shpirtëror të Islamit, pra çështjet e adhurimit dhe mesazhit moral që disiplinuan muslimanët dhe mbollën tek ata dhëmshurinë, mëshirën dhe dashurinë për gjithçka të mirë.
Kreu i pestë, dhe i fundit, merret me çështjet politike dhe shoqërore për të cilat ka pasur debate në mbarë botën. Pikëpamjet dhe zgjidhjet e propozuara nga autori reflektojnë kuptimin e tij të thellë të Shariatit islam dhe parimeve morale që futi në përdorim.
Në tërësinë e unitetit të krerëve të këtij libri, na kanë tërhequr vëmendjen dhe na ka lënë mbresa uniteti dhe diversiteti i mendimit, ideve dhe opinionit, ballafaqimi dhe analiza, si dhe baza dhe kultura e konkluzioneve.
Keywords:
Islami, Monoteizmi, Shariat (Ligji Islam), Besimi në Zot, Marrëdhëniet ndërfetareDownloads
References
-
Zanafilla, 17: 8.
-
Për një tregim prekës të kësaj historie, shih: Blood Brothers të Elias Chacour, (Grand Rapids: Chosen Books, 1984).
-
Sunday Times, Londër, 15 qershor 1969. Cituar tek R. Garandy, The case of Israel, Londër, Shorouk International, 1983.
-
Davar (Izrael), 29 shtator 1967.
-
Dr. Hassan Hathout, Leximi i mendjes së muslimanit, përkthyer nga Uk Zenel Buçpapaj, Tiranë 2006.
References
Zanafilla, 17: 8.
Për një tregim prekës të kësaj historie, shih: Blood Brothers të Elias Chacour, (Grand Rapids: Chosen Books, 1984).
Sunday Times, Londër, 15 qershor 1969. Cituar tek R. Garandy, The case of Israel, Londër, Shorouk International, 1983.
Davar (Izrael), 29 shtator 1967.
Dr. Hassan Hathout, Leximi i mendjes së muslimanit, përkthyer nga Uk Zenel Buçpapaj, Tiranë 2006.



