Studime etnografike mbi Skënderbeun: 1940-1990

Autorët

  • Ermela Broci

Abstrakti

Ky punim është pjesë e projektit “Bibliografia etnografike mbi Skënderbeun”, e cila shënon një fazë të re në qasjen etnografike, duke përgatitur bibliografi tematike. Kjo bibliografi rendit kontributet rreth figurës së tij në revistat kryesore etnografike, si Etnografia shqiptare dhe Kultura popullore, por pa lënë mënjanë edhe përzgjedhjen e burimeve të tjera të vlerësuara si etnografikisht të rëndësishme, botuar gjatë viteve 1940-1990. Duke qenë se kjo ishte periudha kur shkenca etnografike shqiptare u krijua, është me interes të shohim mënyrën se si i janë qasur studiuesit figurës së Skënderbeut gjatë kësaj periudhe. Meqenëse kufijtë ndërmjet historisë, arkeologjisë dhe etnologjisë nuk janë gjithmonë të qartë, janë përfshirë studime jo vetëm nga etnologët, por edhe nga studiues të tjerë, kontributet e të cilëve janë të rëndësishme për fushën e etnologjisë.

Fjalët kyçe:

Bibliografi, Skënderbeu, Etnografia

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2023-05-12

Si të citoni

Broci, E. (2023). Studime etnografike mbi Skënderbeun: 1940-1990. Antropologji, 2(1), 65–75. Retrieved from https://albanica.al/antropologji/article/view/740