Arkivi shkencor i Institutit të Arkeologjisë Tiranë, historiku dhe veprimtaria

Autorët

  • MA Paulin Pushimaj Akademia e Studimeve Albanologjike

Abstract

Arkiva shkencore e Institutit të Arkeologjisë (A.I.A) përbën një burim të domosdoshëm njohurish mbi kërkimet arkeologjike në territorin e Shqipërisë dhe është tregues i aktivitetit të dendur shkencor në këtë fushë, që prej vitit 1947 kur krijohet Komisioni për Studime Arkeologjike.1
A.I.A përmban dokumentacion tekniko-shkencor dhe pjesërisht dokumente administrative që lidhen me kërkimet arkeologjike në Shqipëri. Krijuesi i dokumenteve të ruajtura është në thelb sektori i Arkeologjisë i cili ka kaluar në disa faza organizimi2:
-
Në vitin 1948 krijohet Muzeu Arkeologjik-Etnografik në varësi të Institutit të Shkencave3.
-
në vitin 1957 krijohet Sektori i Arkeologjisë në varësi të Institutit të Histori-Gjuhësisë, Universiteti Shtetëror i Tiranës.
-
Në vitin 1976 krijohet Qendra e Kërkimeve Arkeologjike (Q.K.A) në varësi të Akademisë së Shkencave Tiranë.
-
Në vitin 1992 Qendra e Kërkimeve Arkeologjike, riorganizohet në Institutin e Arkeologjisë (IA) dhe qëndron nën varësinë e Akademisë deri në vitin 2008 kur me reformimin e Akademisë, Instituti i Arkeologjisë, bashkë me institutet e tjera albanologjike formuan Qendrën e Studimeve Albanologjike (QSA), në varësi të Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës.

Keywords:

Arkiva, Instituti Arkeologjise

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Aleks Buda, “Referat mbi Seksionin e Historisë, Sociologjisë dhe Ekonomisë”, Buletini i Institutit të Studimeve, 1947, fq. 62.

  2. Richard Hodges, William Bowden, Kosta Lako, Introduction. Në Byzantine Butrint: excavations and surveys 1994-1999. Oxford: Oxbow Books. 2004, fq. 19, shënimi 2.

  3. Zana Kamberi, “Nga historiku i muzeve dhe koleksioneve arkeologjike në Shqipëri”, Arkeologjia, Organ i Shoqatës Arkeologjike Shqiptare, 1996(4), fq. 35. Ilir Gjipali, “Nga Muzeu Arkeologjik-Etnografik tek muzetë e profilizuar arkeologjik”, Iliria 1998(1-2), fq. 209-221.

  4. Myzafer Korkuti, “Hasan Ceka - Një nga themeluesit e arkeologjisë Shqiptare”, Arkeologjia. Organ i Shoqatës Arkeologjike Shqiptare, 1995(2), fq. 10-11.

  5. Oliver Gilkes, Lida Miraj, The documentary evidence. The theatre at Butrint. Luigi Maria Ugolini’s Excavations at Butrint 1928-1932 (Albania Antica IV) BSA Suppl. 35. London: British School at Athens, 2003, fq. 49.

  6. Zana Kamberi, “Nga historiku i muzeve dhe koleksioneve arkeologjike në Shqipëri”, Arkeologjia, Organ i Shoqatës Arkeologjike Shqiptare, 1996(4), fq. 36.

  7. Ardit Miti, Eglantina Serjani, Ermelinda Hoxhaj, E ardhmja e trashëgimisë kombëtare, Tiranë 2005 (III).

  8. Luigi Maria Ugolini, L’antica Albania. Ricerche archeologiche, Roma 1927(I), XII, shënimi 1; Luigi Maria Ugolini: L’antica Albania: nelle ricerche archeologiche italiane, S.l. Ente nazionale Industrie turistiche, 1928, fq. 97; Luigi Maria Ugolini, “Shqipëria e lashtë”, Gjurmime arkeologjike, Migjeni 2009, fq. 10; Richard Hodges, William Bowden, Kosta Lako, Introduction. Në Byzantine Butrint: excavations and surveys 1994-1999. Oxford: Oxbow Books. 2004, fq. 5.

Downloads

Published

2022-01-18

How to Cite

Pushimaj, P. . (2022). Arkivi shkencor i Institutit të Arkeologjisë Tiranë, historiku dhe veprimtaria. Arkivat Shqiptare, 53(1-2), 42–48. Retrieved from https://albanica.al/arkivat/article/view/270