Teknologjia e numërizimit në arkivin qendror shtetëror

Vështrim i shkurtër mbi projektin “Modernizimi i arkivave të Shqipërisë”

Autorët

  • Adriana Shehu

Abstrakti

Numërizimi është elementi bazë për modernizimin e arkivave shqiptare për ruajtjen dhe shfrytëzimin e informacionit. Për këtë arsye është ngritur grupi i informatizimit i përbërë nga specialistë të informatikës dhe arki-vistë me përvojë, të cilët u përballën me këtë proces bashkëkohor, duke krijuar kështu bazat e një informatike të gjerë kundrejt nevojave të Rrjetit Arkivor Shqiptar. Ata u gjendën përpara sprovave të dy botëve, të së shkuarës dhe asaj moderne. U përballën frontalisht me vështirësitë e numërizimit për ruajtjen e të dhënave me vlerë, për të qenë sa më të qasshme në dispozicion të publikut, për ruajtjen e jetës private, të mirëbesimit dhe të sigurisë së informacionit. Objekti kryesor i kësaj teme është Teknologjia e numërizimit në Arkivin Qendror Shtetëror, që elementi bazë për modernizimin dhe hapjen ndaj publikut të ruajtjes së informacionit, i cili sot është konceptuar si mjeti që thyen kornizat e arkivave si institucione në vetvete. Ndër të tjera, pjesë të këtij punimi janë edhe këto nëntema:
a) Leksiku i termave, krijimi dhe përdorimi i një metagjuhe të përbashkët në arkivistikën elektronike;
b) Çështë teknologjia e numërizimit dhe shtrirja e tij në arkiva;
c) Si u përballën arkivistët me vështirësitë e numërizimit?;
ç) Konsolidimi i arritjeve të bashkësisë arkivore shqiptare për realizimin e projektit me pjesëmarrjen e Arkivave Federale të Zvicrës.

Fjalët kyçe:

numërizim, terminologji arkivore, metagjuhë, shërbim i dokumentit, teknologji

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2023-05-18

Si të citoni

Shehu, A. (2023). Teknologjia e numërizimit në arkivin qendror shtetëror: Vështrim i shkurtër mbi projektin “Modernizimi i arkivave të Shqipërisë”. Arkivat Shqiptare, 57(1-2), 237–244. Retrieved from https://albanica.al/arkivat/article/view/818