Transferimi në ASHV Durrës i dokumenteve të njësive të qeverisjes vendore të shkrira për shkak të reformës administrativo-territoriale

Autorët

  • MA Leonard Durmishi Drejtoria Rajonale e Arkivit Shtetëror Durrës

Abstrakti

Me ardhjen e demokracisë në Shqipëri pati transferime të mëdha dokumentesh si pasojë e mbylljeve të veprimtarisë të ndërmarrjeve dhe institucioneve politike dhe shtetërore. Në këto kushte në vitet 1992-1996 u veprua me shpejtësi për krijimin e një rrjeti të plotësuar të arkivave vendore, që filluan të funksionojnë në 26 njësi administrativo-territoriale. Kjo bëri të mundur të shpëtohet pjesa më e madhe e dokumenteve që ruheshin në arkivat e subjekteve shtetërore.1 Në vitin 2000 me Ligjin Nr. 8653, datë 31.07.2000 u suprimuan rrethet si njësi administrative dhe u krijuan rishtazi Qarqet. Me shkrirjen e rretheve si njësi administrative dilte edhe problemi i administrimit të dokumenteve të këtij institucioni. Kështu me Urdhrin Nr. 20, datë 19.03.2001 të Drejtorisë Përgjithshme të Arkivave udhëzoheshin të gjitha arkivat e rretheve që “dokumentet e institucioneve shtetërore vendore që kanë pushuar veprimtarinë për shkak të ndryshimeve administrativo-territoriale të vendit, përfshirë edhe fondet e Këshillave të Rretheve (1992-2000) të tërhiqen në Arkivat Shtetëror Vendor.”2 Për eliminimin e problemeve gjatë procesit të tërheqjes së dokumenteve dhe zbatueshmërinë e ligjit, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave porosiste të kërkohej bashkëpunim i ngushtë me Prefektët e Qarqeve dhe aty ku konstatohej se pjesë të fondit të Këshillave të Rretheve ishin të pa sistemuara t’i kërkohet institucionit përkatës angazhimi i punonjësve të paguar nga ai institucioni, për zbatimin e detyrimit ligjor për përpunimin tekniko-shkencor të këtyre dokumenteve.3 Në vitin 2014 me ligjin 115/2014 “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë” vendi u nda në 61 bashki të mëdha duke suprimuar të gjitha komunat dhe disa bashki ekzistuese të cilat u kthyen në njësi administrative të bashkive të mëdha. Këto njësi të qeverisjes vendore të mbyllura (më tej NJSH), duhet të trajtonin edhe dokumentacionin e veprimtarisë së tyre deri në momentin e shkrirjes. Administrimi, përpunimi dhe dorëzimi i këtyre dokumenteve pranë ASHV-ve u përcaktua qartë në Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 510, datë 10.06.2015, kreu V, ku shprehimisht thuhej se: “dokumentet arkivore të sistemuara dhe inventarizuara me mbarimin e afatit të shërbimit operativ pranë njësive të shkrira do të dorëzohen për ruajtje pranë

Fjalët kyçe:

Arkiva

Shkarkimet

Download data is not yet available.

References

  1. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, Udhërrëfyesi i Arkivit Qëndror Shtetëror, Fonde personale dhe familjare, Vëllimi I, Tiranë 2000, fq 96.

  2. ASHV Durrës, F. 235 V.2001 D. 1 fl 10.

  3. ASHV Durrës F. 235, V. 2002, D. 10 fl. 2.

  4. Qendra e Botimeve Zyrtare, VKM Nr. 510, datë 10.06.2015, Kreu V, pika 3, fq. 5264.

  5. Ivan Loli, “Organizimi dhe funksionimi i shërbimit arkivor në Republikën e Shqipërisë”, Arkivi Shqiptar, viti 7, Nr. 1-2, Tiranë 2009, fq. 23, 24.

  6. Qendra e Botimeve Zyrtare, VKM Nr. 510,datë 10.06.2015, kreu V, pika 3, fq. 5264.

  7. ASHV Durrës, F. 235 V. 2015, D. 2, fq. 2, 3.

  8. Gjergj Çaprazi, “Ndihma dhe kontrolli nga ASHV, faktorë të rëndësishëm për ecurinë e punës me dokumente”, Arkivi Shqiptar, viti 7, Nr. 1-2, Tiranë 2009, fq. 95-96.

  9. ASHV Durrës, F. 235, V. 2016, D. 2, fl. 10.

  10. ASHV Durrës F. 235, V. 2015, D. 2 fl. 5.

  11. ASHV Durrës F. 235, V. 2015, D. 2, fl 23.

Downloads

Botuar

2022-01-17

Si të citoni

Durmishi, L. . (2022). Transferimi në ASHV Durrës i dokumenteve të njësive të qeverisjes vendore të shkrira për shkak të reformës administrativo-territoriale. Arkivat Shqiptare, 53(1-2), 145–152. Retrieved from https://albanica.al/arkivat/article/view/264