Instituti “Kyriaz” nga gur themeli i arsimit kombëtar shqiptar në tempull i trashëgimisë kulturore e historike, që ka nevojë për mbrojtje e konservim
DOI :
https://doi.org/10.58923/diskutime.v14i33-34.6784Résumé
Kolegji Universitar “Qiriazi” e ka zanafillën që në vitin 1922, kur Parashqevi Qiriazi (1887–1971), Sevasti Qiriazi (1871–1949) dhe Kristo Dako (1876–1941) themeluan Institutin Femëror “Kyrias” në Kodër-Kamëz. Ky institut u krijua me synimin për të promovuar emancipimin e gruas, arsimimin, barazinë gjinore dhe fuqizimin e pozitës së gruas shqiptare në jetën shoqërore dhe politike. Ai përfaqësonte një vazhdimësi të traditës familjare të Qiriazëve dhe u mbështet në përvojat jetësore të tyre në Rumani, Turqi dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe në angazhimin aktiv të motrave Qiriazi në çështjet kombëtare shqiptare. Edhe në ditët e sotme, ky institucion mbetet unik dhe i pakrahasueshëm – jo vetëm për trashëgiminë e pasur historike që mbart, por edhe për arkitekturën e veçantë, e cila frymëzon çdo veprimtari edukative, shkencore apo shoqërore. Për këtë arsye, meriton vëmendje të veçantë si nga studiuesit, ashtu edhe nga institucionet shtetërore, në veçanti nga Instituti i Monumenteve të Kulturës. Metodologjia e përdorur në këtë studim është cilësore dhe eksploruese, e përqendruar në studimin e dokumenteve arkivore, analizën e fotografive dhe skicave arkitekturore, si dhe intervistimin e pasardhësve të familjes Dako. Këto metoda kanë çuar në gjetje me vlerë dhe në dhënien e rekomandimeve konkrete lidhur me statusin kulturor dhe ligjor të institucionit. Qëllimi final i këtij studimi është të mbështesë hapat paraprakë drejt shpalljes së Kolegjit Universitar “Qiriazi” - pasardhës i Institutit Femëror “Kyrias” - si monument kulture ose objekt me vlerë historike.
Mots-clés :
gur themeli, arsim kombëtar, veti arkitektonike, objekt kulturorTéléchargements
Références
-
Gjeloshi, G. (2021). Mosha e artë e një universiteti. Pegasus.
-
Kolegji Universitar “Qiriazi”. (2024). Kolegji Universitar Qiriazi. Retrieved January 17, 2024, from https://qiriazi.edu.al
-
Nathanaili, V. (2016). Rruga e mundimshme e shkollës shqipe: Çështje, politika & veprimtari në fushën e arsimit, 1912–1944 [The arduous path of Albanian school: Issues, policies & activities in the field of education, 1912–1944]. UET Press.
-
Republic of Albania. (2018). Ligji Nr. 27/2018, Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë [Law No. 27/2018 on cultural heritage and museums].
-
Revista periodike “Kyriaz”. (2023). Kyriaz (Issue 1). Kolegji Universitar “Qiriazi”. Retrieved January 17, 2024.
-
Sinani, A. (2024, 6 qershor). Kongresi i Manastirit – 116 vite nga alfabeti që na bashkoi: Dokumente arkivore, artikuj dhe fotografi. Monografi Akademike Shqiptare. ISSH

Téléchargements
Publiée
Comment citer
Numéro
Rubrique
Licence
© Diskutime 2025

Ce travail est disponible sous la licence Creative Commons Attribution 4.0 International .