Roli patriotik e intelektual i Mehmet Pashë Derallës
DOI:
https://doi.org/10.58923/diskutime.v7i23.541Abstrakti
Studimeve shqiptare, kohë pas kohe, i janë bashkëlidhur vepra dhe punime të cilat hedhin dritë dhe trajtojnë në këndvështrime të ndryshme, rolin dhe kontributin e protagonistëve të ndryshëm në dobi të çështjes kombëtare. Parë në këtë këndvështrim, shumë studiues i janë rikthyer më shumë se njëherë trajtimit të disa prej momenteve më të rëndësishme të historiografisë kombëtare. Pikërisht ky aspekt, është edhe motivi i organizimit të kësaj veprimtarie, e cila ka në qendër të objektit të saj, vlerësimin për njërin prej personaliteteve më të spikatur dhe të rëndësishëm të historisë sonë kombëtare, Mehmet Pashë Deralla. Lëvizja Kombëtare, para së gjithash duhet parë jo thjesht si një organizim mbarë shoqëror dhe si një mobilizim e strategji ushtarake, për të garantuar mbrojtjen e tërësisë territoriale në ruajtjen e integritetit të vendit, por edhe si një përpjekje intelektuale për ndërgjegjësimin mbarëshoqëror, me qëllim shpalosjen dhe konsolidimin e mëtejshëm të identitetit tonë kombëtar. E padyshim, në këtë kauzë të përbashkët, roli dhe kontributi i Mehmet Pashë Derallës ishte një faktor kyç që ndikonte drejtpërsëdrejti në përmbushjen e këtij misioni madhor për realitetin dhe ardhmërinë e ekzistencës së shqiptarëve, kulturës, historisë dhe shtetit të tyre, si pjesë përbërëse e bashkësisë ballkanike dhe evropiane.
Fjalët kyçe:
Lëvizje kombëtare, Mehmet Pashë Deralla, Lidhja e Prizrenit.Shkarkimet
References
Edvin Jacques: Shqiptarët - Historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme, studim, Sh.B. Kartë e Pendë, Tiranë 1997, f. 309.
Gazmend Shpuza: Në vazhdën e gjurmëve për epokën e Rilindjes Kombëtare, Sh.B. Toena, Tiranë 1997, f. 46.
Myzafer Bislimi: Shqiptarët dhe revolucioni xhonturk, studim, Instituti i Historisë Nacionale, Shkup, 2008. f. 134 – 135.