Probleme të gjuhësisë ballkanike dhe marrëdhëniet e saj me Italinë e jugut

Autorët

  • Gerhardt Rohlfs
  • Spiro Floqi

DOI:

https://doi.org/10.62006/sf.v22i2.2578

Abstract

Problemet që kam ndërmend të trajtoj në këtë konferencë kanë të bëjnë me fenomenet që çfaqen në zëvëndësimin e gjuhëve, d.m.th. në kalimin nga një gjuhë në një gjuhë tjetër.
Kur, si pasojë e një sundimi ose e një infiltracioni të huaj ose si pasojë e një qytetërimi më të lartë, një gjuhë prapset para një gjuhë tjetër që pushton vendin, rrallë ndodh që gjuha e re fitimtare të arrijë të zhdukë krejt gjuhën e mëparëshme.
Procesi i zëvëndësimit, në përgjithësi, nuk kryhet brenda dy ose tre brezave. Është puna, përgjithësisht, për një evolucion shumë të mgadalshëm, që mund të zgjatë me shekuj.
Etapat e këtij evolucioni dihen dhe janë kudo pothuajse të njejta. Gjuha e re imponohet në fillim në marrëdhëniet zyrtare me sunduesit e rinj. Në një fazë të dytë, gjuha e re fillon të bëhet një instrument i dobishëm për tregëtinë me vendet fqinj. Pas nëpunësve dhe tregtarëve, pas disa shtresave të borgjezisë, tani fillojnë ushtarët, skllevërit dhe shërbëtorët të mësojnë përdorimin e gjuhës së re. Nga ana tjetër, në qendrat e vogla, dhe sidomos në fshatrat, gjuha e vjetër autoktone mbahet akoma mjaft mirë dhe për një kohë mjaft të gjatë. Megjithatë, tashmë pjesa më e madhe e popullsisë është bërë bilingue. Të dy gjuhët bashkëjetojnë për një kohë pranë njera tjetrës: lingua di casa e lingua del pane.

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Konferencë e mbajtur me 21 prill 1965 në Universitetin Shtetëror të Tiranës.

  2. Gerhardt Rohlfs

  3. Shih librin tonë Lexicon Graecanicum Italiae Inferioris: Etymologisch.es Wôrterbuch der unteritalienischen Graecitaet (Botim i ri, i ripunuar krejt), Tübingen. 1964.

  4. Shih gjithashtu Eqrem Çabej, Parallele Ausdrücke und Redensarlen in den Balkansprachen në «Revue intern, des études balcaniques*-, ton I-II (3-4) 1930, f. 226-231. Idem , M iszellen, ibidem , tom II (6), 1938, f. 571-574.

  5. Shih studimin tonë Griechischer Sprachgeist in Süditalien zur Geschichte der innercn Sprachfnrm, në «Sitzungsberichte der Baye^schen Akademie der Wissen- «chahen-, 1944/46, München, 1947.

  6. Shih Pantti Aalto, Studien zur Geschichte des Infinitivs im Griechischen (Helsinki 1953); P. Burguière, Histoire de l’infinitiv en grec (Paris 1960).

  7. Për këto konkordanca, që shpesh herë çfaqen deri në hollësirat më të vogla, shih studimin tonë La perdita dell’infinito nelle lingue balcaniche e nell’Italia meridionale (Omagiu lui Iorgu Iorgan, Bucureçti 1958, f. 733-744), krh. gjithashtu paraqitjen tonë të fundit të këtij problemi në punimet tona Neue Beitràge zur unter- italienischen Grazitât (në «Sitzungberichte der Bayerischen Akademie der Wissen "achaften", München 1962.

  8. Shih Sandfeld, v.c. 175.

  9. Shih Jean Humbert, La disparition du datif en grec, Paris 1930.

  10. E njejta shprehje, për të treguar aspektin foljor është e njohur edhe gjetkë. Për Spanjën, Portugalinë dhe Sardininë përmendim këtu një artikull të doku- mentuar mirë të M.L. Wagner, Expletive Verbalformen in den Sprachen des Mittelmeers (Rom. Forsch. 67, 1955, f. 1-8). Për disa vise të Italisë shih veprën tonë Historische Grammatik der ilalienischen Sprache und Hirer Mundarten, tomi 3, 1954, f. 22.

  11. Ndryshe nga fjala ital. luce, e cila në kuptimin e «dritës» ka ruajtur kudo në Itali gjininë femërore (una bella luce) nga fjala latine, fjala luci e italishtes jugore përdoret gjithmonë në gjininë mashkullore: lu luci è stutatu «zjarri është •huar». Kemi përshtypjen se ndërrimi i gjinisë do të jetë shkaktuar nga gjinia sisnjanëse e fjalës greke φως

Downloads

Published

1966-06-01

How to Cite

Rohlfs, G., & Floqi, S. (1966). Probleme të gjuhësisë ballkanike dhe marrëdhëniet e saj me Italinë e jugut. Studime Filologjike, 22(2), 43–49. https://doi.org/10.62006/sf.v22i2.2578