Tirana dhe Prishtina të mos bëjnë gjumë pa u zgjidhur “Çështja Mitrovica”

Autorët

  • Nuri Dragoj

DOI:

https://doi.org/10.59164/univers.v19i19.3009

Abstract

Ramadan Kelmendi ishte politikan dhe diplomat bashkëkohor që nuk pranonte kompromis me askënd në dëm të së vërtetës dhe qe i gatshëm të sakrifikonte jetën për Mitrovicën, Kosovën, për kauzën shqiptare.
Ishte i qartë në mendime, analist që u parapriu ngjarjeve dhe jurist i shkëlqyer i së drejtës ndërkombëtare.
Si rrallëkush nuk e kërkonte të keqen te armiku i jashtëm, por te vetvetja, te bashkëatdhetarët e tij, te drejtuesit e pushtetit vendor, deputetët, ministrat e kryeministrat e vendit të vet, te çdo qytetar shqiptar.
Kelmendi ishte i ndërgjegjshëm që Serbia do të bënte gjithçka për të mos e lëshuar Kosovën dhe financonte shuma të mëdha. Por ndihej keq kur mësonte që disa bashkëqytetarë të tij ishin ndotur me të, ndaj përpiqej të ndriçonte sadopak mendjen e tyre për të hequr dorë nga paratë e fëlliqura dhe ta shihnin atdheun në sy, pasi vetëm kështu do të gjenin prehje në botën e amshuar.
Kelmendi kërkonte që Mitrovica të ishte shembull i paqes e stabilitetit, të ngrihej vetëdija fetare, morale e njerëzore, të forcoheshin lidhjet me organizatat ndërkombëtare dhe të dënoheshin kriminelët për vrasjet e masakrat e kryera ndaj popullsisë së pafajshme.
Dëshironte rindërtimin e shtëpive të djegura në veri të Mitrovicës, duke dhënë shembullin vet i pari.
Ishte kundër largimit të shqiptarëve prej tyre, kundër shitjeve të banesave, ndaj dhe qortonte bashkëatdhetarët e vet të mos binin pre e parave të shumta dhe të shisnin shtëpitë, pasi kështu ndihmonin politikën serbe për të shpejtuar ndarjen e Mitrovicës dhe sabotonin politikën e Kosovës, që e donte qytetin të pandarë, ashtu siç kishte qënë historikisht. Ky veprim ishte në vijim të programit serb për spastrimin etnik të shqiptarëve.
Në 50 vitet e fundit nga Mitrovica dhe rrethinat ishin larguar 50 mijë banorë. Vetëm gjatë viteve 1988-1999 qenë djegur mbi 3000 shtëpi dhe u dëbuan 26.836 banorë. Ndaj këmbëngulte që shqiptarët të jetojnë aty ku kanë pronat, pa dallime etnike e fetare se Mitrovica ka qenë përherë shqiptare.
Në vitin 1988, 76% e popullsisë e këtij qyteti përbëhej nga shqiptarë, ndërsa në tërë Kosovën 93%. Për këtë kritikonte politikën kosovare që iu nënshtrua presionit të jashtëm dhe pranoi “Kosovën multietnike”.
I dëshpëruar nga zhvillimi i ngjarjeve, Kelmendi bënte apel që politika shqiptare dhe ajo kosovare të mos e ndanin për asnjë moment Mitrovicën nga axhenda e punëve diplomatike, sepse ajo është e shenjtë dhe e shtrenjtë, në radhë të parë sepse është shqiptare, sepse ka derdhur shumë gjak, por edhe për shkak të resurseve të mëdha natyrore minerare dhe të ujit të bollshëm, që i duhet aq shumë Kosovës. Ndaj i bënte thirrje ndëgjegjes qytetare që të votonin ata persona që nuk donin privilegje, por qëndronin mbi ligjin dhe nuk keqpërdoreshin.

Keywords:

Tirana, Prishtina, Mitrovica, Ramadan Klemendi

Downloads

Download data is not yet available.

Published

2018-09-10

How to Cite

Dragoj, Nuri. 2018. “Tirana Dhe Prishtina Të Mos bëjnë Gjumë Pa U Zgjidhur ‘Çështja Mitrovica’”. Univers 19 (19):350-60. https://doi.org/10.59164/univers.v19i19.3009.

Numër

Section

Botime në fokus