Kongresi i Tiranës dhe vendimet e rëndësishme të tij
Abstract
Vitet 1918-1920 patën një rëndësi vendimtare për Lëvizjen Kombëtare Shqiptare. Nga konceptimi dhe veprimi i kësaj lëvizjeje si dhe nga qëndrimi i Fuqive të Mëdha varej fati i shtetit të cunguar shqiptar, i cili u vetëvendos me aktin e 28 nëntorit 1912 dhe u legalizua nga Konferenca e Ambasadorëve në 1912-13.
Rreziku i copëtimit ishte i prezent. Ky rrezik vihet re në premisat për zbatimin e Traktatit të Fshehtë të Londrës të 26 prillit 1915, në marrëveshjen Titoni–Venizello në korrik të 1919-ës, në qëndrimin e Qeverisë së Durrësit, si dhe në rolin antikombëtar të disa feudalëve shqiptarë.
Në këto kushte, nga dhjetori i vitit 1918 deri në janar të vitit 1920 u zhvilluan disa kongrese e takime (mbledhje), të cilat kishin për qëllim zotërimin e situatës pas Luftës së Parë Botërore. Si të tilla, mund të përmendim Kongresin e Tiranës (19 dhjetor 1918), Kongresin e Durrësit (25 dhjetor 1918), mbledhjen e Dibrës (dhjetor 1918), mbledhjen e Krujës (11 janar 1919) dhe Kongresin e Tiranës (maj 1919). Gjithashtu, u bënë përpjekje për organizimin e një kongresi mbarëkombëtar, përpjekje që u kurorëzuan me zhvillimin e Kongresit të Lushnjës, më 28-31 janar 1920.
Zhvillimit të tij i parapriu Kongresi i Tiranës (dhjetor 1918), ku një rol të rëndësishëm organizues luajti edhe ish-nënprefekti Rauf Fico.
Në Kongresin e Tiranës morën pjesë si përfaqësues të Tiranës Abdi Toptani dhe Ismail Ndrogi, ndërsa Rauf Fico si përfaqësues i Pushtetit Vendor. Gjithashtu, aty morën pjesë Sotir Peçi, Myslym Beshiri, Mytesim Kelliçi, Sinan Hoxha etj. Kryetar i kongresit ishte Abdi Toptani. Ky kongres ftoi personalisht Ahmed Zogun. Më pas, ftesat iu dërguan Aqif Pashë Elbsanit, Hasan Pishtinës dhe Sukejman Delvinës.
Kongresi i Tiranës u mbajt në përputhje me përpjekjet e patriotëve shqiptarë për organizimin e Autoritetit Legjislativ të vendit si dhe mbrojtjen e çështjes kombëtare shqiptare me zë kundër intrigave të kohës.
Keywords:
Lëvizja Kombëtare, kongres, feudalë, autonomi, patriotëDownloads
References
-
Kongresi i Lushnjës dhe Lufta e Vlorës, Tiranë, 1974.
-
Sh. Hysi, Rauf Fico, diplomat dhe shtetar i shquar, Mësonjtorja, Tiranë, 2007.
-
AF, viti 1918, dos. 4. f. 44/c. Thirrje drejtuar katundarisë së Tiranës. 7 dhjetor 1918.
-
Rauf Fico, besniku i vetësundimit tonë, Gazeta “Atdheu”, 15 janar 1994.
-
L. Nosi, Dokumenta për t’i shërbyer historisë tonë kombëtare, Elbasan, mars 1924.
-
M. Çami, K. Nushi, Orvatjet e Qeverisë së Durrësit dhe të pushtuesve italianë për ndalimin e Kongresit të Lushnjës dhe dështimi i tyre, në “Kongresi i Lushnjës dhe Lufta e Vlorës”, Tiranë, 1974.
-
Histori e Shqipërisë, vëll. III, Tiranë, 1984.