Arsimi i të rriturve në Kosovë

Autorët

  • Bashkim Ali Azemi

DOI:

https://doi.org/10.62928/kp.v2i1.4416

Abstract

Arsimit të të rriturve në kohën e sotme në vendet evropiane i kushtohet shumë rëndësi. Rëndësia për arsimin e të rriturve sot kushtëzohet nga ndryshimet e shpejta të njohurive dhe nga nevoja e të rriturve për përvetësimin e njohurive të reja dhe bashkëkohore. Arsimi i të rriturve i takon sferës së përgjithshme të arsimit të njeriut, duke e ditur se arsimi i rregullt nuk është definitiv, por proces zhvillimor, sepse dituritë nuk janë definitive dhe është një nga kushtet për realizimin e arsimit gjatë gjithë jetës (nëpërmjet të gjitha modaliteteve të arsimit: formal, joformal dhe informal). Ai ka një ndikim të pamohueshëm në përgatitjen e përgjithshme dhe profesionale të të rriturit, duke e përgatitur atë në projeksionin e tij për të ardhmen ( jo jashtë procesit të aktiviteteve të tij profesionale), por koherent me punën dhe profesionin e tij: në kurse, seminare, aktivitete trajnuese, gjithnjë në interes të të rriturve, për të përmirësuar dhe forcuar njohuritë dhe shkathtësitë e tyre përballë kohës dinamike në të cilën jetojmë. Ky arsimim iu ofrohet të gjithë të rriturve që janë të interesuar të mësojnë dhe vlera më e madhe e tij është se mundëson një reagim të menjëhershëm të të rriturit ndaj zhvillimeve dhe nevojave të tregut të punës. Megjithatë, arsimi i të rriturve përben një segment sa të rëndësishëm aq edhe të ndërlikuar për ta trajtuar, për shkak të gjerësisë apo përfshirjes së tri modaliteteve të arsimit (formal, joformal dhe informal), ku përfshihen të gjitha institucionet publike dhe private- formale dhe joformale. Deri më tani, arsimit të të rriturve në Kosovë nuk i është dhënë prioritet, për faktin se nuk bën pjesë në arsimin e detyruar dhe ka kushtëzuar mungesën e vëmendjes të të gjitha qeverive të pasluftës në Kosovë, andaj në të ardhmen kërkohet një qasje tjetër për të arritur aspiratat për përfshirje në Bashkimin Evropian. Një aspekt i pashmangshëm i këtij realiteti të ri të shoqërisë së dijes është edhe nevoja e ndryshimit të qasjes ndaj arsimit të të rriturve, duke e ditur se pjesëmarrja e të rriturve në arsimin kosovar, në krahasim me vendet evropiane, mbetet e ulët, për shkak të shumë faktorëve dhe rrethanave. Në këtë mosinteresim ose nënvleftësim e tij kanë ndikuar dhe ndikojnë një numër faktorësh të ndryshëm, prandaj është e natyrshme të kemi parasysh faktorët dhe rrethanat që mendojmë se kanë ndikim në përfshirjen e një numri sa më të madh të të rriturve në arsimim. Së pari, mungon lidhja e plotë e funksionale ndërmjet ministrive sa i përket arsimimit të të rriturve, me gjithë disa përpjekjeje të vonshme, të cilat vijnë si një reagim i ngadaltë i institucioneve kosovare. Së dyti, si një detyrim demokratik, nuk ka mbështetje të plotë as nga familja dhe as nga komuniteti ku njeriu jeton, për shkak të qëndrimit shoqëror ndaj tij. Dhe, së fundi, mospasja e një baze të të dhënave EMIS për arsimin e të rriturve paraqet pengesë për zhvillimin e politikave dhe planifikimin strategjik të arsimit të të rriturve në Kosovë. Kërkesat e ofrimit me komunitetin evropian diktojnë nevojën që shoqëria kosovare në përgjithësi dhe institucionet që merren drejtpërdrejt me arsimin e të rriturve në veçanti t’i kushtojnë rëndësi më të madhe trajnimit të mësimdhënësve për punë me të rritur, akreditimit dhe licencimit të programeve nga fusha e arsimit të të rriturve, adaptimit të programeve dhe praktikave të mira evropiane dhe financimit të institucioneve që merren kryesisht me arsimin e të rriturve në Kosovë. Ndërmarrja e këtyre veprimeve të ndërthurura me veprimin e faktorëve të tjerë socialë do të mund të ndikonte pozitivisht në qasjen e drejtë ndaj arsimit të të rriturve në Kosovë.

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Published

2024-05-15

How to Cite

Ali Azemi, B. (2024). Arsimi i të rriturve në Kosovë. Kërkime Pedagogjike, 2(1), 32–51. https://doi.org/10.62928/kp.v2i1.4416