Kualifikimet, përvojat kualifikuese dhe nevojat për trajnim të mësimdhënësve në Kosovë

Autorët

  • Gani Gajraku Instituti Pedagogjik i Kosovës

DOI:

https://doi.org/10.62928/kp.v2i1.4419

Abstract

Shkolla sot është një institucion ku nuk kërkohet më riprodhimi apo zotërimi i informacionit. Ajo e ka misionin të përgatitë gjeneratat e reja për të kërkuar informacionin, për të operuar dhe analizuar në mënyrë kritike përmbajtjet mësimore, për t’i aftësuar nxënësit që të jenë në gjendje të zgjidhin probleme në mënyrë kritike. Si çdo shtet që e ka ratifikuar Deklaratën e Bolonjës, po ashtu, edhe Kosova e ka për detyrë reformimin e arsimit të saj në të gjitha nivelet, për të kontribuar në vendosjen e sistemit të arsimit evropian. Reformat në këtë sistem kanë për qëllim përpjekjet e vazhdueshme për të siguruar cilësinë, efikasitetin, lëvizshmërinë dhe diversitetin. Në kuadër të procesit të ndryshimeve janë hartuar kurrikulat, të cilat kanë paraqitur nevojën e hartimit të teksteve shkollore dhe përgatitjen profesionale të mësimdhënësve. Duke e ndjerë nevojën e një universitarizmi për përgatitjen e mësimdhënësve, pothuajse të gjitha këto vende e kanë ngritur në nivel universitar përgatitjen profesionale të mësimdhënësve. Mësimdhënia i ngjan një udhëtimi të vështirë, me plot të papritura, prandaj ndryshimi në arsim kërkon veprim intensiv dhe të vazhdueshëm. Mësimdhënësit kanë nevojë që në vazhdimësi t’i rishikojnë strategjitë e mësimdhënies, në mënyrë që ta argumentojnë veten si edukatorë, organizatorë, bashkëpunëtorë, udhëheqës, ndihmës (përkrahës) dhe vlerësues të procesit. Nxënësit duhet t’i përvetësojnë njohuritë e ndryshme, t’i zhvillojnë aftësitë e përgjithshme dhe të veçanta, të aspirojnë për një edukim të vazhdueshëm dhe të jenë bashkëpunues. Duke pasur parasysh se Kosova ka kaluar nëpër periudha mjaft të vështira, përveç pasojave të tjera, i ka bartur edhe ato në fushën e arsimit. Ka qenë e pamundur të evitoheshin të gjitha këto pasoja, po të mos ekzistonin përkrahjet e miqve ndërkombëtarë, të cilët me donacionet e tyre, përmes organizatave qeveritare dhe joqeveritare, e kanë ndihmuar arsimin në të gjitha fushat, veçanërisht në atë të trajnimit të mësimdhënësve dhe stafit tjetër përcjellës. Falë këtyre donatorëve, Departamenti i Arsimit në kuadër të MASHT-it, deri në vitin 2002), kishte organizuar programe të shumta aftësimi pa shkëputje nga puna për të ndihmuar mësimdhënësit të zotëronin shkathtësitë që konsideroheshin të domosdoshme për rrethanat në të cilat ndodhej Kosova dhe sistemi i arsimit në atë kohë. Prej atëherë, në vazhdimësi janë bërë përpjekje për institucionalizimin e aftësimit të mësimdhënësve, fillimisht përmes agjencive udhëheqëse për koordinimin dhe miratimin e programeve të ofruara për aftësimin e mësimdhënësve, e më vonë përmes miratimit të dhënë nga MASHT-i në periudhën 2008/2009, duke themeluar struktura për sigurimin e programeve të akredituara për aftësimin e mësimdhënësve në funksion të sistemit të pagave dhe të licencimit të mësimdhënësve.

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Instituti Pedagogjik i Kosovës “Kërkime pedagogjike”.

  2. Korniza Evropiane e Kualifikimeve (KEK ), 2004.

  3. Ligji për arsimin fillor dhe të mesëm në Kosovë, Prishtinë, 2002.

  4. Edukimi i mësimdhënësve për të ardhmen”- Konferenca ndërkombëtare e ekspertëve arsimorë, 2010, Universiteti i Zenicës- Bosnjë.

  5. Ligji për arsimin në komunat e Republikës së Kosovës, Prishtinë, 2009.

  6. Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë. Korniza e standardeve të praktikës profesionale, UA i MASHT-it, nr. 20/2004, http://www.masht-gov.net/advCms/?id=83&lng=Alb#id=561, Prishtina, 2004;

  7. Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë. Standardet e programeve për aftësimin e mësimdhënësve para shërbimit.

  8. Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë. Udhëzimi Administrativ nr. 01/2009 për Këshillin Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve, Prishtinë, 2009.

  9. Raport “Zhvillimi i mësimdhënësve në Kosovë”, B. Saqipi, M. Mula. Rregullore- Fletorja zyrtare 2011, Itali.

  10. Schorn, dr. F. Kritere programesh efikase për kualifikimin profesional Strategjia për zhvillimin e arsimit parauniversitar në Kosovë 2007- 2017, MASHT, Prishtinë, 2007.

Downloads

Published

2024-05-15

How to Cite

Gajraku, G. (2024). Kualifikimet, përvojat kualifikuese dhe nevojat për trajnim të mësimdhënësve në Kosovë. Kërkime Pedagogjike, 2(1), 110–135. https://doi.org/10.62928/kp.v2i1.4419