Përmbajtja e teksteve shkollore në funksion të arritjes së qëllimeve dhe të objektivave mësimor

(Studim analitik-krahasues i teksteve shkollore Edukatë qytetare 5-8 me qëllimet dhe objektivat e Planit dhe të Programit Mësimor Edukatë Qytetare)

Autorët

  • M. Sc. Ismet Potera Instituti Pedagogjik i Kosovës

DOI:

https://doi.org/10.62928/kp.v2i1.4422

Abstract

Çështja e rishqyrtimit të Planeve dhe Programeve Mësimore, në vazhdim PPM, ishte ndër parësoret në fazën e ndryshimit dhe të reformës të sistemit të arsimor në Kosovë. Lënda Edukatë qytetare (EQ), në Kosovë mësohet nga klasa 3-12, pra në shkollimin fillor deri në arsimin e mesëm të lartë. Përmbajtjet mësimore të përfshira në EQ përfaqësojnë përmbajtje nga fusha të ndryshme të dijes. Përfshirja e kësaj lënde mësimore, e detyrueshme, në shkollë është bërë me qëllim të ngritjes së vetëdijes qytetare për përgatitjen institucionale të brezit të ri për pjesëmarrje aktive në vendimmarrje. Ky studim analitik/krahasues synon të gjejë koherencën ndërmjet përmbajtjeve mësimore të përfshira në tekstin shkollor Edukatë qytetare me qëllimet dhe objektivat e PPM për klasat 5-8. Të shihet a ndihmojnë këto përmbajtje arritjen qëllimeve dhe objektivat e PPM nëpërmjet përmbajtjeve mësimore të paraqitura në tekstet shkollore. Subjekt i këtij hulumtimi janë tekstet shkollore Edukatë qytetare 5,6,7,8, të cilat janë përfshirë në katalogun e MASHT-it për shpërndarje në shkollë. Hulumtime të kësaj natyre janë bërë edhe në vende të tjera. Në disa vende, (p.sh. në Serbi), ministria e arsimit kërkon nga institutet relevante ose nga fakultetet përkatëse që të bëjnë analiza të tilla më qëllim përmirësimi të cilësisë së teksteve shkollore dhe të nxënies. Synim qendror i kësaj analize është: qëllimet dhe objektivat e dhënë në PPM, krahasimi me objektivat mësimor të dhëna në tekste shkollor, sa janë ato në funksion të arritjes së synimeve edukative, sa janë prezantuar nëpërmjet përmbajtjeve të paraqitura në tekstet shkollore dhe nxjerrja e rekomandimeve për vendimmarrësit lidhur me hartuesit e teksteve shkollore.

Keywords:

qëllimet arsimore/edukative, objektivat arsimor/ edukativ, aparat pedagogjik

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Bahtiri, Sheribane, Krasniqi, Shemsi, Aliu, Habib, Edukatë qytetare 8, Dukagjin, Pejë, 2010.

  2. Fjalor i Gjuhës së Sotme Shqipe, versioni elektronik nga QEP.

  3. Grillo, Dr. Kozma, Fjalor edukimi, ISP, Tiranë 2002.

  4. Gerard, François-Marie, Roegiers, Xavier, Hartimi dhe vlerësimi i teksteve shkollore, ISP, Tiranë, 2003.

  5. Krasniqi, Shemsi, Edukatë qytetare 6, Dukagjini, Pejë, 2004.

  6. Korniza e Kurrikulit të Ri të Kosovë, Departamenti i Arsimit dhe i Shkencës, Prishtinë, 2001.

  7. Ligji Për botimin e teksteve shkollore, mjeteve mësimore, lektyrës shkollore dhe të dokumentacionit pedagogjik, Kuvendi i Kosovë, 29 qershor 2006.

  8. Mato, Erlehta, Shatri, Bajram, Edukatë qytetare 6, ribotim, Libri shkollor, 2010.

  9. Mato, Erlehta, Shatri, Bajram, Edukatë qytetare 7, ribotim, Libri shkollor, 2010.

  10. Osmani, Shefik, Fjalor i pedagogjisë, ShB, “8 Nëntori”, Tiranë 1983.

  11. Plani dhe Programi Mësimor Teknologjisë, Prishtinë, 2002.

  12. Plani dhe Programi Mësimor Teknologjisë, Prishtinë, 2003.

  13. Plani dhe Programi Mësimor Teknologjisë, Prishtinë, 2004.

  14. Plani dhe Programi Mësimor Teknologjisë, Prishtinë, 2005.

  15. Shatri, Bajram &Mato, Erlehta, Edukatë Qytetare 5, Libri shkollor, 2010.

  16. , Ministria e Arsimit, Shkencës dhe 6, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe 7, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe 8, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe

Downloads

Published

2024-05-15

How to Cite

Potera, I. (2024). Përmbajtja e teksteve shkollore në funksion të arritjes së qëllimeve dhe të objektivave mësimor: (Studim analitik-krahasues i teksteve shkollore Edukatë qytetare 5-8 me qëllimet dhe objektivat e Planit dhe të Programit Mësimor Edukatë Qytetare). Kërkime Pedagogjike, 2(1), 195–209. https://doi.org/10.62928/kp.v2i1.4422