Harmonizimi i teksteve shkollore të matematikës (klasa e tretë) me Planin dhe Programin mësimor zyrtar
DOI:
https://doi.org/10.62928/kp.v2i1.4423Abstract
Në këtë punim analizohen Plani dhe Programi mësimor i matematikës së klasës së tretë dhe teksti bazë Matematika 3, i botuar nga shtëpia botuese “Dukagjini” së bashku me Fletoren e punës dhe tekstet e tjera ndihmëse të matematikës. Analiza tregon se përmbajtja e teksteve shkollore të matematikës kryesisht është hartuar në bazë të kategorive dhe nënkategorive mësimore të përcaktuara në programin e matematikës dhe pastaj janë zbërthyer në njësi mësimore. Kategoritë mësimore që më së shumti kanë përmbajtje programore dhe rezultate të pritura janë Aritmetika dhe algjebra, pas saj vijon Gjeometria dhe matjet, pastaj në radhë vjen Përpunimi i të dhënave, e së fundmi si kategoria më me pak përmbajtje mësimore del se është Kategoria e bashkësive. Problem në vete paraqet numri i madh i detyrave të vendosura në tekstin bazë të matematikës dhe në fletoret e punës. Në mungesë të librave udhëzues për mësues dhe në mungesë të udhëzimeve në tekste të nxënësve, një numër i konsiderueshëm i mësimdhënësve, të nxitur edhe nga kërkesat e prindërve brenda një ore mësimore zhvillojnë 7-8 detyra të formave të ndryshme, në brendësinë e të cilave kemi një numër të konsiderueshëm të nën detyrave. Pothuajse secila detyrë kërkon sqarim të veçantë. Analiza jonë dhe përvoja praktike tregon se për të arritur rezultatet optimale në lëndën e Matematikës mësimdhënësi duhet të sistematizojë, të planifikojë dhe të programojë mirë përmbajtjen mësimore dhe të zgjedhin zhvillimin e detyrave që përfaqësojnë në mënyrë më të plotë realizimin e planit dhe programit mësimor dhe nevojat e nxënësve. Analiza rekomandon përfshirjen më të madhe të mësuesve në hartimin e teksteve shkollore, si dhe trajnimin e tyre për realizimin e planit dhe programit mësimor, duke u mbështetur në rezultate të pritura të përcaktuara në Planin dhe Programin zyrtar.Downloads
References
-
Kërkime Pedagogjike 2
-
Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë (2009): Standardet për tekste shkollore të Republikës së Kosovës, MASHT, Prishtinë.
-
Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë (2005): Plani dhe Programi mësimor për klasën e tretë fillore, MASHT, Prishtinë.
-
Zejnullahu, Ramadan & Bilalli, Sejdi (2010): Matematika 3, botimi i pestë, “Dukagjini”, Pejë, 2010.
-
Zejnullahu, Ramadan & Bilalli, Sejdi (2010): Matematika 3 fletore pune, Botimi i pestë, “Dukagjini”, Pejë, 2010.
-
Zejnullahu, Ramadan & Bilalli, Sejdi (2010): Matematika 3 fletore pune për vlerësimin e njohurive dhe përcjelljen sistematike të nxënësve gjatë vitit shkollor, botimi i gjashtë, “Dukagjini”, Pejë 2010.
-
Zejnullahu, Ramadan & Bilalli, Sejdi (2010): Matematika zbavitëse 3, “Dukagjini”, Pejë, 2010.
-
http://pedagogjia.wordpress.com/didaktike/pershtatja-e-te-mesuarit- moshes-se-nxenesve-parim-i-rendesishem-i-mesimdhenies-dhe-te- nxenit/ autore MIRELA ÇEPELE (Pedagoge pranë Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë), shkarkuar më 4.7.2011.