Pse i duhet edukimi në distancë Kosovës

Autorët

  • Mehrije Halitaj Instituti Pedagogjik i Kosovës

DOI:

https://doi.org/10.62928/kp.v2i1.4426

Abstract

Edukimi në distancë është një trend i ri dhe mundësitë që i ofron janë të pafundme! Të mësuarit nuk është më i mbyllur brenda katër mureve të një klas. Mësuesi i “armatosur” me një libër nuk është më burimi i vetëm i përvojës arsimore. Burimet e informacionit janë kudo, të ndara shpesh nga nxënësit, nga koha dhe hapësira. Të mësuarit në distancë e përcakton procesin që e lidh nxënësin me këto burime të largëta. Ai promovon një model alternativ arsimor, të frymëzuar nga një numër faktorësh: kërkesat në rritje të biznesit, stili i jetës dhe i punës së të rriturve dhe kufizimet që ka në universitet me të mësuarit tradicional. Në botë tashmë edukimit në distancë po i jepet prioritet, ngase aplikohet që nga institucionet parashkollore e deri tek arsimi i lartë dhe janë hapur edhe universitetet virtuale në SHBA, Kanada, Britani të Madhe, Gjermani, Itali, Slloveni etj. Në vitet 2009-2010 është bërë progres shumë i madh në fushën e edukimit në distancë, sidomos në vendet me sistem të avancuar të arsimit. Rreth 2,3 milionë fëmijë nga 190 vende të botës ndoqën programin e- Learning for Kids. Ky program përfshin kurse të ndryshme edukimi për fëmijë të moshës 6 - 12 vjeç e sipër. Edukimi në distancë po gjen zbatim edhe në vende të shumta evropiane, si në Britani të Madhe, Gjermani, Slloveni. Edhe në Shqipëri edukimi në distancë zbatohet në nivel universitar. Përse i duhet arsimi në distancë Kosovës? Rritja e kërkesave për një arsimim më cilësor, nevoja për rifreskim të njohurive dhe për rikualifikim, mundësia e arsimimit me kohë të pjesshme, arsyet gjeografike apo mjekësore, avancimi profesional edhe pas moshës 40 vjeç, e bëjnë edukimin në distancë nevojë të domosdoshme për t’u zbatuar edhe në Kosovë. Aplikimi jo i plotë i edukimit në distancë po fillon edhe në Kosovë, duke u kombinuar me formën formale të të mësuarit. Përdorimi i kompjuterit në institucionet edukativo arsimore, në shtëpi etj., bën që edukimi në distancë të zhvillohet në mënyrë të pjesshme dhe i kombinuar. Analiza reflekton përparësitë dhe kufizimet e edukimit në distancë, karakteristikat e edukimit në distancë, kushtet aktuale të implementimit të edukimit në distancë në Kosovë, problemet që e karakterizojnë këtë fushë, përvojat ndërkombëtare etj.

Keywords:

edukimi në distancë, nevojat e studentëve, aplikimi i edukimit në distancë

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Brandon.R. William. (2008). Best of the eLearning guild’s learning solutions, top articles from the e- Magazine’s first five years. San Francisco: Pfeiffer.

  2. Daniel, John, S. (1998). Mega Universities and Knowledge Media Technology Strategies for Higher Education. London: Routledge.

  3. Frick, T. (1991) . Restructuring education through technology. Bloomington, IN: Phi Delta Kappa Educational Foundation.

  4. Henderson, Harry. (2009) . Computer science and technology. New York: Facts On File.

  5. Moore, Michael, G. & Greg, Kearsley (2005). Distance Education: A Systems View (Second ed.). Belmont, Canada: Wadsworth.

  6. Sulcic, Viktoria & Lesjac, Dusan. ( 2001) .DE in Slovenia: Where are we? Ljubljana, Slovenia: Joze Goricar.

  7. Tedescco, Paolo, & Falcioni, Marzia. (2007) . Gestione e tutoring. Rome, Italy: Formez.

  8. Trivelli, Marco (2006) . Educazione a distanza. Venice, Italy: Marciana National.

  9. Tabor, Sharon W. (2011) e – Learning for kids. Canada: Founder. Gjendet pjesërisht edhe në versionin elektronik: http://www.e- learningforkids.org/courses.html [shkarkuar më 29 prill 2011]

  10. http://www.doba.si [shkarkuar më 26.06.2011] http://www.msh-ks.org/sq/ministria-.html [shkarkuar më 2 korrik 2011] http://www.biblioteka-ks.org/Sesion%20bibliotekar.php [shkarkuar më 18 prill 2011] http://www.upt.al/index.php?option=com_content&view=article&id=69 &Itemid=118&lang=sq [shkarkuar më 23 qershor 2011] http://www.google.com/search?q=Me+planin+investiv+t%C3%AB+qeveris%C3%AB+t%C3%AB+paraqitur+n%C3%AB+korniz%C3%ABn+afatmesme+t%C3%AB+shpenzimeve+%28KASH%29+2009- 2011+dhe+2010-2012&rls=com.microsoft:en-us:IE- SearchBox&ie=UTF-8&oe=UTF-8&sourceid=ie7&rlz=1I7GGLL_en [shkarkuar më 18 prill 2011]

  11. http://www.doba.si http://www.cded.uni-mb.si

  12. http://www.londoninternational.ac.uk/about_us/facts.shtm [shkarkuar më 27 prill 2011]

  13. http://www.open.ac.uk [shkarkuar më 25 qershor 2011] http://www.fernuni-hagen.de [shkarkuar më 25 qershor 2011] http://www.londoninternational.ac.uk/about_us/facts.shtm [shkarkuar më 27 prill 2011]

  14. http://www.ef.uni-lj.si [shkarkuar më 26 qershor 2011]

Downloads

Published

2024-05-15

How to Cite

Halitaj, M. (2024). Pse i duhet edukimi në distancë Kosovës. Kërkime Pedagogjike, 2(1), 249–273. https://doi.org/10.62928/kp.v2i1.4426