Rëndësia e zhvillimit socio-emocional të fëmijës dhe roli i edukatores në stimulimin e kësaj fushe zhvillimore

Autorët

  • Zehrije Plakolli

DOI:

https://doi.org/10.62928/kp.v13i1.4815

Abstrakti

Ky studim ka si qëllim trajtimin e rëndësisë së zhvillimit social e emocional të fëmijëve, përgjatë fëmijërisë së hershme, në institucionet parashkollore, dhe rolin që ka edukatorja në përkrahjen e stimulimin e këtij aspekti të zhvillimit të fëmijës. Hulumtimi është realizuar sipas metodës mikse (sasiore e cilësore). Në kuadër të pjesës teorike, janë shqyrtuar këto çështje: Rëndësia e kompetencës socio emocionale të fëmijës; roli/ndikimi i raportit edukatore-fëmijë në aftësimin socio emocional të fëmijëve; strategjitë mbështetëse për stimulim të zhvillimit socio-emocional; kompetencat e nevojshme të edukatores për përkrahje të fëmijës në zhvillim socio emocional. Kurse pjesa empirike e këtij studimi përmban paraqitjen e të dhënave të mbledhura nga terreni, lidhur me punën e edukatoreve në institucione parashkollore përgjatë realizimit të aktiviteteve ditore, me fëmijët 3-5 vjeç. Këto të dhëna reflektojnë lidhur me çështjet që drejtpërdrejt ose tërthorazi ndikojnë në gjendjen e përgjithshme dhe në socializimin e fëmijëve, ndër të cilat janë: mbikëqyrja dhe menaxhimi i grupit të fëmijëve; zbatimi i vëzhgimit spontan; identifikimi i fëmijëve me shqetësime emocionale, me sjellje asociale dhe mënyra e zgjidhjes së konflikteve; mbështetja individuale e fëmijëve; raporti edukatore-fëmijë, mënyra e komunikimit ndërmjet tyre; strategjitë e zbatuara për stimulimin dhe zhvillimin e kompetencës sociale e emocionale të fëmijëve. Popullacionin e hulumtimit e përbëjnë 49 institucione parashkollore publike (sipas statistikave nga MAShT, 2021), ndërsa për mostër janë përzgjedhur 9-të nga këto, të komunave të ndryshme, kurse në hulumtim përfshihen nga 4 edukatore prej secilit institucion të marrë për mostër. Pjesa e hulumtimit në terren është realizuar përmes protokollit të vëzhgimit, i cili përmban specifikat, përmes së të cilave kemi matur dhe identifikuar të dhëna të mjaftueshme lidhur me objektiven tonë të studimit. Përmes shqyrtimit teorik të studimit, kemi konfirmuar rëndësinë e pakontestueshme që ka zhvillimi socio-emocional për formimin e personalitetit më të plotë të fëmijës dhe jetën e tij në përgjithësi. Kurse nga pjesa empirike, e hulumtimit në terren, (përmes procesit të vëzhgimit) kemi arritur deri te këto konkludime: Edukatoret e vëzhguara, në përgjithësi, e neglizhojnë dhe nuk i kushtojnë vëmendje të duhur socializimit të fëmijëve me bashkëmoshatarët, as gjendjes emocionale të tyre. Vëmendja e edukatoreve është e përqendruar kryesisht tek aspekti fizik i fëmijëve. Edukatoret nuk e kanë afërsinë as komunikimin e nevojshëm individual, në raport fëmijën. Pothuajse të gjitha edukatoret e vëzhguara nuk ishin të përgatitura sa duhet për një afërsi dhe qasje më adekuate e më profesionale ndaj fëmijëve, me gjendje jo stabile emocionale (që për arsye nga më të ndryshmet janë të tërhequr, të padisponuar apo të tensionuar, përgjatë qëndrimit në institucionin parashkollor). Duke e ditur sa është i rëndësishëm zhvillimi socio-emocional i fëmijës dhe sa është përcaktues për gjendjen e përgjithshme të tij, këto rezultate paraqesin nevojë të ngutshme për ngritje të kompetencës së edukatoreve, lidhur me këtë aspekt zhvillimor.

Fjalët kyçe:

aftësitë socio-emocionale, edukimi parashkollor, edukatorja, fëmija.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Metrics

Metrics Loading ...

Author Biography

Zehrije Plakolli

Instituti Pedagogjik i Kosovës

References

  1. Epstein, A. S. (2009). Me, You, Us Social emocional learning preschool. Washington: HightScope-Press.

  2. Gordon, A.M., & K.W. Browne. (2014). Beginnings and Beyond: Foundations in Early Childhood Education. Belmont: CA: Cengage.

  3. IZhA. (2016). Korniza Kurrikulare e arsimit parashkollor. Tiranë: IZhA.

  4. MAShTI. (2006). Kurrikula për edukimin parashkollor 3-6 vjeç. Prishtinë: MAShTI.

  5. MAShTI. (2006). Ligji për edukimin parashkollor. Prishtinë: MAShTI.

  6. McDonald, P. (2018). Observing, Planning, Guiding: How an Intentional Teacher Meets Standards through Play. Washington:

  7. https://www.naeyc.org/resources/pubs/yc/mar2018/observing-planning guiding.

  8. NSW. (2020). Relationships with Children in Early Childhood Practice -Enduring Foundations and Responses to a Volatile World. Retrieved from NSW- Education: https://education.nsw.gov.au/early-childhood education/whats-happening-in-the-early-childhood-education-sector/news/relationships-with-children-in-eceO’Connor, E., & McCartney, K. . (2007). Examining teacher-child relationships and achievement as part of an ecological model of development. American Educational Research Journal, p. https://www.scirp.org/(S(czeh2tfqw2orz553k1w0r45))/reference/referencespapers.aspx?referenceid=1000745.

  9. Parker. Jeffrey G & Asher. Steven R. (1987). Are low-accepted children at risk? Psychological Bulletin, 360.

  10. Shonkoff, J.P & Phillips, D.A. (2000). The Science of Early Childhood Development. ResearchGate, https://www.researchgate.net/publication/246253588_From_Neurons_to_Neighborhoods_The_Science_of_Early_Childhood_Development.

  11. Siegel, D. J & Bryson, T. P. (2021). Truri i fëmijës -Strategji revolucionare për ta edukuar mendjen e fëmijës. Prishtinë: Dukagjini.

  12. SMIA. (2021). Raporti i Sistemit të menaxhimit të informatave të Arsimit.Prishtinë: MAShTI.

  13. Smith, F. S. (2006). How Do Teachers Influence Children's Emotional Development? London: University of London.

  14. Squires, J., Twombly, E & Bricker, D. (2020). Identify behaviors of concern with the #1 social-emotional screener for young children. Brokes Publishing, https://brookespublishing.com/product/asqse-2/.

  15. VLS. (2012). Social-Emotional Development: Preschool Children. Retrieved from https://www.virtuallabschool.org/preschool/social-and-emotional-development/lesson-2

Downloads

Botuar

2024-06-14

Si të citoni

Plakolli , Z. (2024). Rëndësia e zhvillimit socio-emocional të fëmijës dhe roli i edukatores në stimulimin e kësaj fushe zhvillimore. Kërkime Pedagogjike, 13(1), 137–164. https://doi.org/10.62928/kp.v13i1.4815