E folmja e bregdetit të poshtem

Autorët

  • Menella Totoni

DOI:

https://doi.org/10.62006/sf.v18i1.1185

Abstrakti

Në këtë punim po japim përshkrimin e të folmeve të fshatrave Piqeras (P.), Borsh (B), dhe Nivicë-Bubar (N.). Këto fsha tra bëjnë pjesë në krahinën e Bregut të Detit (ose siç e quan shkurt populli «Bregu»), që fillon prej Palasës deri në Sarandë. Kjo krahinë e njohur për kryengritje te vazhdueshme për pavarësi kundër pushtonjësve otomanë është quajtur Himarë. Po aty nga shekulli i XIX (në kohën e Ali Pashë Tepelenës, kur ky i nënshtroi këto fshatra dhe ua hoqi privilegjet që gëzonin, ose pas tij) fshatrat prej Borshit e poshtë u lidhën administrativisht me Delvinën. Me sa duket, që prej asaj kohe emri Himarë filloi të kufizohet si krahinë në fshatrat rreth fshatit Himarë (Qeparo — Palasë). Himarén e sotme fshataret e këtyre anëve e quajnë edhe <Bregu i Sipërm», ndërsa prej
Borshit e poshtë «Bregu i Poshtëm.»- Fshatrat Piqeras, Borsh e Nivicë bëjnë pjesë në Bregun e Poshtëm.1 2) Kjo krahinë shtrihet buzë detit Jon në këmbët e malit Lavan dhe kufizohet nga veriu me krahinat e Himarës e të Kurveleshit, nga lindja me Kurveleshin e
Rrëzomën dhe nga jugu me fshatrat e Vurgut të banuara prej minoritetit grek.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Metrics

Metrics Loading ...

Downloads

Botuar

2023-06-07

Si të citoni

Totoni, M. (2023). E folmja e bregdetit të poshtem. Studime Filologjike, 18(1), 129–158. https://doi.org/10.62006/sf.v18i1.1185