Rregulla drejtshkrimore që i ka shkelur koha

Autorët

  • Emil Lafe

Abstract

Në përcaktimin e rregullave të drejtshkrimit të shqipes, po ashtu edhe të përjashtimeve nga rregullat, është marrë parasysh dendur ecuria e praktikës gjuhësore. Disa çështje për të cilat nuk ka pasur rregulla unike, janë njësuar më parë në praktikë dhe janë sanksionuar më pas në kodin e drejtshkrimit, p.sh. njësimi i shkrimit të bashkëtingëlloreve të zëshme fundore, d.m.th. mënjanimi i trajtave si zok, gjemp, oris, zoq etj. (që mund të përdoreshin paralelisht me zog, gjemb, oriz, zogj) u arrit më parë në praktikën e gjuhës së shkruar e pastaj u sanksionua si rregull (më 1956). Vetë autorët e projektit të drejtshkrimit të vitit 1951 pohojnë se “duke u shkruar gjuha e duke u përdorur si mjet kulture e marrëdhëniesh shoqërore, ka marrë një rrugë të mbarë në punë të zhvillimit e unifikimit të saj, janë kristalizuar thuajse pakuptueshëm disa rregulla ...”. Ky vëzhgim i atëhershëm vlen edhe për kohën tonë. Praktika gjuhësore sidomos nga fundi i shekullit të shkuar e deri sot tregon se dy-tri rregulla të kodit drejtshkrimor të vitit 1973 (dhe ndonjë përjashtim) duhen riformuluar, duke marrë parasysh përdorimin e sotshëm në gjuhën e shkrimit. Në këtë artikull bëhet fjalë për disa rregulla drejtshkrimore që praktika i ka tejkaluar dhe propozohet përditësimi i tyre.

Keywords:

rregulla drejtshkrimore, përdorimi gjuhësor, praktika shkrimore, përdorimi i shkronjës së madhe, shkrimi i emrave të huaj vetjakë, alfabeti latin

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Published

2025-12-20

How to Cite

Lafe, E. (2025). Rregulla drejtshkrimore që i ka shkelur koha. Studime Filologjike, (2), 175–190. Retrieved from https://albanica.al/studime_filologjike/article/view/7110

Numër

Section

Probleme dhe diskutime

Similar Articles

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 > >> 

You may also start an advanced similarity search for this article.