Raport paraprak mbi studimin e së folmes së Elbasanit (1901)
DOI:
https://doi.org/10.62006/sf.v1i1-2.3087Abstrakti
Siç pohon vetë në parashtresën e raportit të tij paraprak, i ngarkuar nga Komisioni Ballkanik i Akademisë Perandorake të Shkencave të perandorisë Austro-Hungareze, më 1901 Pekmezi ndërmerr udhëtimin e tij për të qëndruar për një periudhë tremujore në Elbasan, me qëllim studimin e së folmes së këtij qyteti. Ndonëse ai vetë nuk parashtron se në çfarë rrafshi do të kryhej ky studim, se çfarë rrugësh e mjetesh parashikonte të ndiqte për realizimin e tij, nisur nga vetë raporti arrihet të përcaktohet dhe të hidhet dritë si për sa i takon gjerësisë së objektit të punës së tij, apo për aspekte të ndryshme të metodës së ndjekur, ashtu dhe për nivelin e analizës gjuhësore dhe të argumentimit të hipotezave të caktuara prej tij. Ndryshe nga sa mund të orientojë e sugjerojë vetë titullimi i raportit, si studim i së folmes së Elbasanit, materiali nuk është një studim i thjeshtë përshkrues gjuhësor nën lupën e dialektologut, siç do të ishte e pritshme, por një gërshetim i punës së gjuhëtarit me atë të filologut, e deri diku edhe të sociolinguistit. Ndonëse këto tri aspekte të punës së tij nuk zënë të njëjtën peshë në studim, përsëri, duke marrë parasysh objektin e punës, kohën e shkurtër, burimet dhe materialet në dispozicion, mund të pohohet se Pekmezi, një student i diplomuar jo më larg se para dy vitesh për filozofi e filologji në Universitetin e Vjenës, arrin të shpalosë me kompetencë të plotë si zotërimin e dijeve përkatëse, po ashtu edhe aftësinë për analiza tepër të sakta në të tria drejtimet: gjuhësor, filologjik e sociolinguistik. Gjithsesi, duhet theksuar se vërejtjet e tij të natyrës sociolinguistike janë në plotësim dhe mbështetje të vrojtimeve dhe analizave të tij gjuhësore.Shkarkimet
Download data is not yet available.
Metrics
Metrics Loading ...
Downloads
Botuar
2023-12-05
Si të citoni
Pekmezi, G., & Dauti, L. (2023). Raport paraprak mbi studimin e së folmes së Elbasanit (1901). Studime Filologjike, 1(1-2), 37–62. https://doi.org/10.62006/sf.v1i1-2.3087
Numri
Seksioni
Artikuj
Licensa
Copyright (c) 2023 Akademia e Studimeve Albanologjike

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International License.