Vëzhgime akustike të gjymtyrëzimit aktual në shqipe
DOI:
https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3156Abstract
Në ka ndonjë element të gjuhës që i jep asaj gjerësinë e plotë, ai është intonacioni. Intonacioni i jep gjuhës modalitetin e thënies, segmentimin diskursiv, gjymtyrëzimin pragmatik e aktual, si edhe mbështjelljen emocionore që ofron folësi. Intonacioni në shqipe është studiuar shumë pak, për të mos thënë aspak. Dallon këtu mbi të gjitha puna e veçantë që ka bërë studiuesja Lumnije Boriçi (1987) për intonacionin dhe funksionet e tij në gjuhën shqipe, punë e cila ka hedhur themelet e para të njohjes së rolit që ka intonacioni në përçimin e thënies në kontekste të caktuara kuptimore e sintaksore. Në këtë hulli, por në terma më të përgjithshëm, është shprehur edhe Beci (2004) tek teksti i tij Fonetika e Shqipes. Beci paraqet disa lakore të vizatuara me dorë mbi tonalitetet që ka intonacioni në shqipe në kontekste të caktuara sintaksore, si në fjalitë dëftore, pyetëse, etj., sipas perceptimit të tij. Këto lakore janë përmirësuar në botime të mëtejshme (shih Memushaj, 2010 për shembull) ku gjejmë lakore të fjalive sipas tipave të kumtimit, të bëra me programin Praat. Nga studimi ynë, i cili trajton marrëdhënien që gjymtyrëzimi aktual i shqipes ka me intonacionin, do të veçojmë për këtë artikull zbardhjen e lakoreve intonacionore të elementeve përbërëse të gjymtyrëzimit aktual, d.m.th. të temës, remës dhe të kontrastit, duke sjellë kështu jo vetëm të dhëna të reja mbi intonacionin e këtyre konstrukteve sintaksore, por edhe prova që rema dhe kontrasti janë konstrukte të veçanta jo vetëm sintaksore, siç jemi shprehur më parë (Kapia, 2010, 2013), por edhe konstrukte të mëvetësishme akustike.Downloads
References
-
Term i gjetur në bashkëbisedim personal me A. Jubanin.
-
ToBI është një sistem anotimi ndërkombëtar për gjuhën e folur, që përcakton informacionin prozodik, intonacionor dhe fonetik të një gjuhe.
-
Megjithëse Topalli (2007) përdor përveç termit theks muzikor dhe termin theks tonik.
References
Term i gjetur në bashkëbisedim personal me A. Jubanin.
ToBI është një sistem anotimi ndërkombëtar për gjuhën e folur, që përcakton informacionin prozodik, intonacionor dhe fonetik të një gjuhe.
Megjithëse Topalli (2007) përdor përveç termit theks muzikor dhe termin theks tonik.
Downloads
Published
How to Cite
Numër
Section
License
Copyright (c) 2023 Akademia e Studimeve Albanologjike

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International License.
