Trajtat fonetike dhe kategoritë gramatikore të paskajores në gjuhën shqipe
DOI:
https://doi.org/10.62006/sf.v1i1-2.3202Abstract
Gjuha letrare shqipe e njësuar1 nuk ka paskajore me funksione të plota sintaksore. Në vend të saj ajo përdor fjalitë e nënrenditura me lidhore dhe formën e pashtjelluar të tipit për të bërë, e cila është një paskajore me funksione sintaksore të kufizuara. Por paskajorja e tipit me punue është përdorur dhe vazhdon të përdoret edhe sot gjerësisht në dialektin gegë2. Prandaj, kur flasim për paskajore në shqipen dhe për ndërkëmbimin e saj me lidhoren, ose format e pashtjelluara analitike, kemi gjithmonë parasysh gegërishten.Downloads
References
-
Gjuha letrare shqipe e njësuar (shqipja standarde), që u sanksionua në Kongresin e Drejtshkrimit (1972), bazohet kryesisht në koinenë letrare toske. Që nga dokumenti i parë, “Meshari” i Gjon Buzukut (1555) e deri në këtë kohë, shqipja shkruhej në dy variante letrare kryesore të ndërtuara mbi baza dialektore (shih edhe shënimin 2).
-
Të folmet e gjuhës shqipe grupohen në dy dialekte, që ndahen gjeografikisht nga lumi Shkumbin: në të djathtë të këtij lumi shtrihet dialekti verior ose gegërishtja, kurse në të majtë dialekti jugor ose toskërishtja. Veçoritë që i dallojnë këto dy dialekte përfshijnë kryesisht sistemin fonetik, por edhe atë gramatikor e leksikor.
-
Shih Gramatika e gjuhës së sotme shqipe I, Tiranë, 2002, f. 338.
-
Sipas Rexhep Ismajlit, “Gramatika e parë e gjuhës shqipe”, 1982, gramatika e parë shqipe e njohur deri më sot është ajo e hartuar nga Diego da Desio në vitin 1710.
-
Shih Gramatika..., Tiranë, 2002, f. 299.
-
Shih p.sh. Ilie Bacinschi, “L’infinitif et les moyens de son remplacement”, Bucarest 1946, f. 58, që thotë se “Pour ce qui est de l’albanais, il ne saurait pas être question d’un remplacement de l’inf., car ce qu’on s’est habitué à considérer comme un infinitif, à envisager les choses historiquement et non pas du point de vue dela grammaire pratique, à mon avis n’est nullement un infinitif. Dans les locutions guègues me than, me ngran avec le correspondant toskque : do me thënë - c’est-à dire, va să zică, il ne s’agit d’autre chose que d’une périphrase moyennat le participe passé, pour servir à rendre l’idée de l’inf.” (Sa i takon shqipes nuk është fjala për zëvendësim të paskajores, sepse ajo që është bërë zakon të vështrohet si paskajore, po t’i shohësh gjërat historikisht dhe jo nga këndi i gramatikës praktike, sipas mendimit tim nuk është aspak paskajore. Në shprehjet gege me thanë, me ngran me korresponduesen toske do me thënë, nuk është fjala për asgjë tjetër veçse për një perifrazë me pjesoren e shkuar që shërben për të dhënë idenë e paskajores).
-
Më saktë do të thoshim si formë e pjesores së shkuar, por meqë shqipja nuk ka pjesore të tashme, për mungesë kundërvënie e quajmë thjesht pjesore.
-
S. Mansaku, Paskajorja e shqipes dhe kategoritë gramatikore të saj në “Studime filologjike”, 1982/1, f. 140.
-
Në këtë grup futen zakonisht autorët e mëposhtëm, të gjithë klerikë katolikë, veprat e të cilëve janë shkruar në dialektin gegë: Gjon Buzuku (“Meshari”, 1555); Pjetër Budi (“Dottrina Christiana”, 1618, “Rituale Romanum”, 1621, “Speculum Confessionis”, 1621); Frang Bardhi (“Dictionarum latino-epiroticum”, 1635); Pjetër Bogdani (“Cuneus prophetarum”, 1685); “Vendimet e Kuvendit të Arbënit” (Concilium Provinciale), 1706; Gjon Kazazi (“Breve Compendio della Dottrina Cristiana”, 1743). Për veprat do të përdorim respektivisht këto shkurtime: I, II për pjesën e parë, përkatësisht të dytë të “Mesharit” ose të “Cuneus prophetarum”, DC, RR, SC, KA, BC. Citimet sipas emrit të autorit, veprës dhe numrit të faqes.
-
Për trajtat e pjesores te Buzuku shih E. Lafe, Trajtat e pjesores te Gjon Buzuku në “Konferenca I Albanologjike”, 1965 dhe për trajtat e pjesores te Bogdani shih E. Paço, Pjesorja në veprën e P. Bogdanit në “Studime filologjike”, 1981/3, f. 75-86.
-
Një pjesë e shembujve që sillen këtu janë marrë nga Ragip Mulaku, Sistemi foljor në gjuhën e shkrimtarëve të vjetër veriorë, Prishtinë 1987, f. 126-136. Të tjerët janë shtuar nga autorja.
-
Përveç këtyre në toskërisht kemi edhe vë-në, shpë-në (krahas shpu-rë), shtë-në (krahas shti-rë) dhe bë-në (në çamërishte dhe në të folmen e Gjirokastrës). Shih më hollësisht për këtë Demiraj (1986: 943).
-
Kjanë është variant fonetik dialektor i qenë.
-
Sipas E. Paços, art. i cit., f. 79, prapashtesën -nunë në formimin e pjesores më shumë se të gjithë e përdor Gj. Kazazi.
-
Sipas mendimit më të përgjithshëm prapashtesa -unë është një trajtë e zgjeruar e prapashtesës së mëparshme -në me anë të tingullit u. Shih më gjerë për këtë Sh. Demiraj, vep. cit., f. 941-943.
-
Paço, art. i cit., f. 77 konstaton të njëjtën dukuri edhe te pjesorja. Sipas saj “Përdorimi i këtyre pjesoreve pa prapashtesën -unë ishte përhapur më tepër në gjuhën e folur e më vonë dhe në gjuhën e shkruar pas Bogdanit e Kazazit”. Sipas L. Mulakut (në veprën “Govor Albanaca Bajgorske Šalje”, 1968, f. 274) ajo i takon gjysmës së dytë të shek XVIII dhe dhjetëvjetëshit të parë të shek. XIX”.
-
Një variant i reduktuar dhe më i ri i prapashtesës -në.
-
Më hollësisht për këtë prapashtesë shih Sh. Demiraj, vep. cit., f. 942-944.
-
Sipas R. Mulakut, vep. cit., f. 132, një rast i pjesores me prapashtesën -të del edhe në veprën e Bogdanit: ... u tha se ajo dorë Djemënish nuk mundej me u dvuem jashtë, veçse me vratë (II, 74). Në fakt kemi të bëjmë këtu me një lexim të gabuar nga ana e autorit: vratë nuk është folje, por emri uratë, pra duhet lexuar: me uratë.
-
Jemi bazuar në botimin e këtij dorëshkrimi nga I. Zamputi, Dorëshkrimi i Anonimit t'Elbasanit - transliterim, transkriptim dhe koment, në “Buletin i Institutit të Shkencave”, 1951, nr. 3-4, f. 64-131. E diskutueshme është koha të cilës i përket dorëshkrimi në fjalë. Sipas Dh. S. Shuteriqit, Histori e letërsisë shqipe për shkollat e mesme, Tiranë, 1955, f. 30, ai i përket pjesës II të shek. XVIII, ndërsa sipas Z. Kodrës, Letërsia e vjetër shqipe dhe arbëreshe, Tiranë, 1952, f. 57, mesit të shek. XVIII. Ne anojmë më tepër nga mendimi i këtij të fundit.
-
Për hapjen e diftongëve -ue, -ye në -ua, -ya shih E. Çabej, Diftongje e grupe zanoresh, në “Studime gjuhësore”, VI, Prishtinë 1977, f. 120-126.
-
Jemi bazuar në botimin e Dh. S. Shuteriqit, Shkrime të Dhaskal Todhërit dhe të pasardhësve të tij elbasanas, shoqëruar me fjalorin e shkrimeve të Todhrit, në “Buletin i Universitetit Shtetëror të Tiranës, Seria Shkencat Shoqërore”, 1959, nr. 1, f. 165-197. Përsa i përket datimit të këtyre shkrimeve, thuhet këtu se ato duhen vështruar si të shekullit XVIII.
-
Monoftongimi i -ue në -u vihet re edhe në raste të tjera. Shih për këtë E. Çabej, vep. cit., f. 123.
-
“Dottrina e Kershten Cardinallit Bellarmino t'Shoqniet Jesus kthiellun n'shqyp prei P. Zefit Guagliata t'shoqniet Evet”, N'Rom të shtampuemin t'sheitit Kuven De Propaganda Fide, 1856, ribotim. Botimi i parë është bërë në vitin 1845.
-
Giuseppe Jubany, Raccolta di canti popolari e rapsodie di poemi albanesi, Trieste 1871.
-
KATER UNGILAT' E ZOTIT EξE ŠEL'BUESIT T'UNE IESU - KRIŠTIT, EξE PUNET' E APOSTUYVET, KEΘUEM PREI GREKIŠTESE VIETER ŠKIP NDE GUHE GEGENIŠTE PREI KONSTANTINIT KRISTOFORIDIT, ELBASANASIT, KONSTANTINOPOL 1872.
-
Shih edhe Pekmezi (1908: 194).
-
Termat formë veprore dhe formë joveprore përdoren këtu me atë kuptim që janë përdorur edhe në Fonetika dhe gramatika e gjuhës së sotme letrare shqipe, II, Tiranë, 1976 (respektivisht Gramatika e gjuhës shqipe, Vëllimi I, Morfologjia, Tiranë, 2002). Këto gramatika dallojnë katër diateza në gjuhën shqipe: veprore, pësore, vetvetore dhe mesore. Forma joveprore e foljes në gjuhën shqipe është e përbashkët për diatezat pësore, mesore dhe vetvetore.
-
Khs. S. Mansaku, art. i cit., f. 144.
-
S. Mansaku, art. i cit., f. 143.
-
Shih edhe R. Mulaku, vep. cit., f. 136 dhe Fonetika..., f. 258 ose Gramatika e gjuhës shqipe, vep. cit., f. 301. Për formimin e pësores në veprat e Autorëve të Vjetër me foljen ndihmëse vij + pjesore si ndikim nga italishtja shih Ina Arapi, Der Gebrauch von Infinitiv und Konjunktiv im Altalbanischen mit Ausblick auf das Rumänische, Hamburg, 2010, f. 247-251.
-
Lidhur me supozimin që bën ai, art. i cit., f. 145, se ndoshta në vend të pjesores kemi të bëjmë këtu me një përdorim mbiemëror të saj, pra me një mbiemër prejpjesor të paparanyjëzuar, na duket se këta shembuj që kemi gjetur te Bogdani nuk lenë vend për asnjë dyshim: E më kthej prej udhet së Derësë Shêjtënimit së përjashtëshime, e silla këqyrënte prej së dalit, e ish mbëshelë: e tha Zotynë mue. Dera këjo ka me kjanë e mbeshelë, e nukë ka me u çelë; e burrë nukë ka me shkuem ndëpër tâ. Përse Hyji i Izraelit âshtë hīm ndëpër tâ, e ka me kjanë mbëshelë. Zoti vetë ka me ndenjunë ndë tâ, etc. “Et convertit me ad viam Portae sanctuarii exterioris, quae reſpiciebat ad Orientem, et erat clausa; et dixit Dominus ad me; Porta haec clauſa erit, et non aperietur, et vir non tranſiet per eam, quoniam Deus Israel ingreſſus eſt per eam; eritque clauſa. Princeps ipſe ſedebit in ea etc.”(I, 128). I njejti ndërtim na del i përdorur edhe një herë tjetër: keshtu mûjti mirëfilli me lēm nji vajzë bīrr˜e vet pa mos i çprishunë virgjinīn˜e sajnaj. Dera këjo, ka me kjanë mbëshelë, nukë ka me u çelë. E nierī kje bam brenda sajnaj, e vetë i nalti e bani atâ “così pote bene partorire una Vergine il ſuo figlio senza levarle la Verginità. Porta haec clauſa erit, et non aperietur. Et homo factus eſt in ea, et ipſe fundauit eam altiſſimus.” (II, 19-20). Pra në fillim kemi fjalinë “Dera këjo ka me kjanë, e mbëshelë, e nukë ka me u çelë”, ku autori pas foljes ka me kjanë ka vënë një presje dhe pastaj mbiemrin e mbëshelë; në rastin e dytë, po duke iu referuar derës, gjejmë “e ka me kjanë mbëshelë”, ndërsa në rastin e tretë përsëritet fjalia e parë, por pas ka me kjanë është po ashtu pjesorja mbëshelë: “Dera kejo, ka me kjanë mbeshelë, nuk ka me u çelë”. Megjithëse në të tria rastet kuptimi në shqip dhe përkthimi në latinisht është i njëjtë, autori e ka dalluar qartë strukturalisht mbiemrin në fjalinë e parë nga pjesoret në fjalitë e tjera. Me sa duket ai ka shfrytëzuar të dyja mundësitë për të evituar përsëritjen.
-
Duke pasur parasysh çështjen që shtrohet në fusnotën e mëparshme mund të shtojmë edhe një tjetër argument kundër interpretimit të pjesores si një mbiemër prejpjesor i paparanyjëzuar: nëse do të ishte kështu, përse nuk përshtatet mbiemri paguom me emrin puna?
-
Khs. S. Mansaku, art. cit., f. 145.
-
S. Mansaku, ibidem.
-
Sipas Gramatika..., vep. cit., f. 325-326: “Kuptimi themelor i së kryerës së lidhores është të tregojë një veprim, që mund të jetë kryer para çastit të ligjërimit, me të cilin nuk i ka të këputura lidhjet... e kryera e lidhores përdoret kryesisht në fjali të varura kryefjalore e kundrinore... në fjali të varura kohore (të ndërtuara me lidhëzat kur, si, pasi etj.) ... Në fjalitë e varura kohore e kryera e mënyrës lidhore shpreh kuptimin e një veprimi të mundshëm, që pritet të ndodhë në të ardhmen, para veprimit të emërtuar nga folja e fjalisë drejtuese. Në këtë rast ajo është e barasvlershme me të ardhmen e përparme të dëftores dhe përdoret në korrelacion me një folje të kohës së ardhme në fjalinë kryesore”.
-
Në italisht diateza pësore e mënyrës lidhore paraqitet si më poshtë: E tashme - sia lodato, a; siamo lodati, e; E pakryera - fossi lodato, a; fossimo lodati, e; E kryera - sia stato, a lodato, a ; siamo stati, e lodati, e; Më se e kryera - fossi stato, a lodato, a ; fossimo stati, e lodati, e.
-
Shih Fonetika..., f. 234 dhe 288-289, si dhe Gramatika..., f. 274 dhe f. 333-334.
-
Siç na e dëshmon p.sh. P. Bogdani në parathënien e librit të tij “Çeta e profetëve”.
-
Sipas mendimit tonë rënia e tingullit fundor -ë te këto prapashtesa është nga shenjat e para të prirjes që ka sot gegërishtja për ta humbur në përgjithësi ë-në e patheksuar në fund të fjalës. Lidhur me këtë E. Çabej, “Studime gjuhësore”, vëll. III, Prishtinë 1976, f. 96, thotë: “Në fund të fjalës ë-ja atone në gegërishten bie, duke u zgjatur vokali i silabës së mëparshme: tosk. nënë; geg. nân, tosk. fushë, geg. fūsh. Edhe italoshqiptarët e humbasin këtë -ë në fund të fjalës... Te shkrimtarët e vjetër gegë ë-në atone e gjejmë të plotë në të gjitha pozicionet, si pretonike si postonike. Ë-ja atone sot edhe në toskërishtet ka zën' e merr tatëpjetën”.
-
Shih më lart shënimet nr. 21 dhe 23, si dhe në f. 6 shembujt e mëposhtëm: e ai ju ka për të ju dëftyam vend të madh (A. i Elbasanit, 72) - kam me shkûum me vërtetënit tate (Dh. Todhri, 176) - kam me lavdumun emënit tat më jetët (176) - mos ki me largumun mallëngjimin tat prej nesh (176) - qi të ket me i mallëngjymun zoti (168). Lidhur me kohën kur duhet të ketë filluar ky proces E. Çabej, vep. cit., vëll. VI, Prishtinë, 1977, f. 123 thotë: “Reth 1710-s në gegërishten kishte hyrë nëpër krahina monoftongimi, sepse në fjalorthin gegërisht të vitit 1710 që gjindet dorëshkrim në abacinë e bazilianëvet në Grottaferrata pranë Romës, fjalorth i datuar prej Durrësi në atë vit... këndojmë Abbreviare Me schurtuum, ku u-ja shkruar dyfish do të shënojë zanoren e gjatë, përbri Fine Të mbaruemit.
-
Shih më hollësisht për këtë artikujt përkatës në serinë Dialektologjia Shqiptare, I, Tiranë 1971, II, Tiranë, 1974, III, Tiranë 1975, IV, Tiranë, 1982 dhe V, Tiranë, 1987.
-
Në studimin tonë Variantet fonetike dhe funksionet sintaksore të paskajores gege te “Epika legjendare e Rugovës”, “Eposi i Kreshnikëve: Monument i trashëgimisë kulturore shqiptare”, Prishtinë 2016, f. 591-592, arrijmë në përfundimin se “Vihet re mbizotërimi i paskajores kundrejt lidhores dhe formave të pashtjelluara. Krahas dëftores ajo është mënyra kryesore foljore që njohin këto të folme. Prandaj shpesh, kur vijnë disa fjali të varura njëra pas tjetrës, krijohen vargje të tëra me paskajore... Duke vazhduar krahasimin me letërsinë e vjetër shqipe vihet re shtimi i frekuencës së përdorimit të paskajores së pavarur dhe zgjerimi i gamës kuptimore të saj me nuancat e përmenduar më lart, me përjashtim të paskajores dëshirore. Nuk mund të përcaktohet përfundimisht se cilën fazë të zhvillimit historik të gegërishtes përfaqësojnë këto të folme, por krahasimi me Bogdanin mbështet mendimin se paskajorja ka fituar shumë terren në kurriz të lidhores”.

Downloads
Published
How to Cite
Numër
Section
License
Copyright (c) 2023 Akademia e Studimeve Albanologjike

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International License.