Rreth vlerave gjuhësore të veprës fjalori leksiko - frazeologjik i Devollit, hartuar nga Ali Jashari

Autorët

  • Valter Memisha

DOI:

https://doi.org/10.62006/sf.v1i1-2.3212

Abstrakti

Në vitin 2016 doli në qarkullim vepra Fjalori leksiko - frazeologjik i Devollit, i hartuar nga prof. Ali Jashari. Ajo është një arritje e re me peshë në punën e këtij autori që njihet, ndër të tjera, si leksikolog e leksikograf i formuar, i identifikuar përmes punimeve monografike, botimeve leksikografike, përmbledhjeve studimore, si dhe artikujve të shumtë e kumtimeve shkencore. Vepra është prurje dhe për vetë leksikografinë e gjuhës shqipe, duke zënë vend të veçantë në botimet për leksikografinë dialektore. Akademiku Gj. Shkurtaj, që e shoqëron botimin me një fjalë përcjellëse, shkruan se “Pasi e kam lexuar dhe rilexuar këtë vepër, arrij në përfundimin se ky fjalor është një enciklopedi e plotë e shpirtit të popullit të Devollit, e kulturës dhe e gjuhës së tij, e traditave dhe zakoneve, duke pasqyruar shtresa të tëra fjalësh që lidhen me jetën materiale dhe shpirtërore, madje edhe shumë fjalë që sot janë bjerrur nga përdorimi për shkak të ndryshimeve të kushteve ekonomike e shoqërore.”

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Metrics

Metrics Loading ...

References

  1. Gj. Shkurtaj, Pasqyrë madhështore e leksikut dhe e frazeologjisë shqipe të krahinës së Devollit (Rreth librit “Fjalor leksiko-frazeologjik i Devollit” i prof. dr. Ali Jasharit), në A. Jashari, Fjalori leksiko - frazeologjik i Devollit, Promo Print Publishing House, Korçë, 2016, f. 623.

  2. Gj. Shkurtaj, po aty, f. 11.

  3. I mëshojmë këtij aspekti, sepse në vepër, siç kemi pohuar, gjenden dhe zëra të tjerë leksikografikë që lidhen me onomastikën, toponomastikën etj.

  4. Shembujt janë dhënë sipas Bibliografisë së veprave të vjela dhe shkurtesat e tyre f. XV-XVIII në Fjalori leksiko-frazeologjik i Devollit.

  5. Të gjitha njësitë frazeologjike, fjalët e urta, proverbat etj., në Fjalor jepen pas shenjës ❖.

  6. Gj. Shkurtaj, po aty, f. 11.

Downloads

Botuar

2023-12-26

Si të citoni

Memisha, V. (2023). Rreth vlerave gjuhësore të veprës fjalori leksiko - frazeologjik i Devollit, hartuar nga Ali Jashari. Studime Filologjike, 1(1-2), 283–314. https://doi.org/10.62006/sf.v1i1-2.3212

Numri

Seksioni

Kritikë dhe bibliografi