Prof. Dr. Hasan Çipuri – terminologu i shquar ushtarak
DOI:
https://doi.org/10.62006/sf.v1i1-2.3215Abstract
U nda nga jeta gjuhëtari me uniformë, profesor Hasan Çipuri. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij! 32 fjalorë ushtarakë shqip-gjuhë e huaj mbajnë emrin e profesor Hasan Çipurit si autor, si bashkautor e si drejtues shkencor (kryeredaktor). Ai ka hartuar 160 zëra enciklopedikë. Ka shkruar 350 artikuj shkencorë e shkencorë-popullarizues. Ka përkthyer e ka botuar 14 libra historikë e ushtarakë. Ka drejtuar rreth 400 bashkëpunëtorë të jashtëm të Sektorit shkencor të Akademisë Ushtarake – tani, Akademia e Mbrojtjes. Ka hartuar e ka botuar 6 tekste mësimore universitare. Ka redaktuar 34 libra të fushave të ndryshme. Ka qenë pedagog në Universitetin e Tiranës e titullar i serbokroatishtes. Profesor Hasani ka qenë anëtar i Institutit Biografik Amerikan (American Biographical Institute); “Personalitet ndërkombëtar” i vitit 2001 (Kembrixh, 2002); një ndër “2000 intelektualët e shquar të shekullit XXI” (Kembrixh, Angli, 2001); një ndër “Europianët e shquar të shekullit XXI” (Kembrixh, 2003); “Drejtor i përgjithshëm nderi për Europën” i Qendrës Biografike Ndërkombëtare të Kembrixhit, Angli.Downloads
Download data is not yet available.
Downloads
Published
2018-06-09
How to Cite
Shehu, H. (2018). Prof. Dr. Hasan Çipuri – terminologu i shquar ushtarak. Studime Filologjike, 1(1-2), 321–326. https://doi.org/10.62006/sf.v1i1-2.3215
Numër
Section
Nekrologji
License
Copyright (c) 2023 Akademia e Studimeve Albanologjike

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International License.
