Mbrojtje mikrotezash për master

Autorët

  • Rovena Vata

DOI:

https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3307

Abstract

Më 27 shtator 2011 u organizua ceremoni shkencore për shpërndarjen e certifikatave “Master shkencor të nivelit të dytë”, për studentët pasuniversitarë që gjatë vitit 2010 ndoqën Shkollën Doktorale në gjuhësi dhe atë në studimet letrare, në nivel masteri, që funksionojnë pranë QSA-së. Në këtë veprimtari ishte i pranishëm edhe Ministri i Arsimit dhe i Shkencës, prof dr. Myqerem Tafaj. Në gjuhësi fituan gradën shkencore “Master” studentët: Alketa Lugaj, Dukuri të poliantonimisë foljore në Fjalorin e gjuhës shqipe, 2006; Anila Bajraktari, Formimi i foljeve të prejardhura në Fjalorin e Mehmet Elezit; Asime Feraj, Rreth sintagmatikës së fjalorëve shpjegues kombëtare të gjuhës shqipe; Dhurata Hajdini, Veçori të të folurit femëror në rrethin e Fierit; Edlira Shehu, Poliantonimia te mbiemrat në fjalorët shpjegues të gjuhës shqipe; Eglantina Shtylla, Gjuha shqipe përmes testeve të provimeve kombëtare dhe administrimit të tyre; Elona Lena, Togfjalëshat e qëndrueshëm në gjuhën shqipe në përqasje me gjuhën angleze; Evis Hudhëra, Mbiemrat prejfoljorë në fjalorin sinonimik të gjuhës shqipe, 2006; Evisa Ibro, Gjuha shqipe si gjuhë zyrtare dhe zbatimi i standardit të saj nga pushteti gjyqësor; Shpresa Demaj, Vështrim leksiko-semantik mbi përdorimin e parafjalës në “Intervistë me gurët” e Petro Markos; Valdete Kamberi, Rreth kategorisë së gjinisë asnjanëse tek emrat në veprën Çeta e profetëve P. Bogdanit; Vitore Veli, Terminologjia e matematikës në gjuhën shqipe. Kurse në studimet letrare e fituan këtë gradë, Arian Leka, Letërsia e realizmit socialist; Arjan Llanaj, Kritika si pjesë e rëndësishme e veprës së Kutelit; Elida Qenami, Mitet shqiptare në prozën e Ismal Kadaresë; Fatjona Memi, Përqasje mes krijimtarisë publicistike dhe asaj letare të Petro Markos; Gazmend Krasniqi, Poezia shqipe si histori letrare, sprovë e evolucionit letrar; Ilnisa Agolli, Dramaturgjia e Ethem Haxhiademit; Jeta Sinani, Origjinatiteti i poezisë së Xhevahir Spahiut; Kujtim Bytyçi, Frederik Rreshpja, bohemi shqiptar; Merita Curri, Vargnimi në gjuhë; Mimoza Hysa, Ftesë për të njohur krijimtarinë letrare të Isuf Luzajt; Silvana Leka, Deti dhe kultura detare në botën dhe poezinë shqipe; Sofika Mandili, Vlerat artistike dhe fryma evropiane në poemat e De Radës; Ylli Molla, Letërsia shqipe në revistat e viteve 30; Fatjon Sulstarova, Dramaturgjia e Stefan Çapalikut.

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Published

2023-12-29

How to Cite

Vata, R. (2023). Mbrojtje mikrotezash për master. Studime Filologjike, 1(3-4), 192. https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3307

Numër

Section

Jeta shkencore