Thoma Dhima, Fraza me fjali të nënrenditur përcaktore-ndajshtimore të kohës, Qendra e Studimeve Albanologjike, Tiranë, 2013
Abstract
Monografia e prof. dr. Thoma Dhimës Fraza me fjali të nënrenditur përcaktore-ndajshtimore të kohës (2013), botim i Qendrës së Studimeve Albanologjike, ka si objekt hulumtimi një kategori sintaksore të gjuhës shqipe, së cilës për herë të parë i kushtohet një studim i veçantë shkencor analitiko-sintetik në gramatologjinë shqipe, duke plotësuar kështu një mungesë në studimet tona sintaksore. Kjo monografi përbën një vijimësi të punës së autorit për frazat kohore, për të cilat ka botuar në vitin 2002 punimin me titull Fraza me fjali të nënrenditur kohore, , siç pohon dhe vetë autori në krye të parathënies. Në punimin Fraza me fjali të nënrenditur kohore Dhima jep një përshkrim të plotë të një njërit tip të frazës kohore në gjuhën shqipe, asaj që në gramatikat tona njihet me emrin periudha a fjalia e përbërë kohore e mirëfilltë, pra ai tip i frazës (periudhës) kohore ku fjalia e nënrenditur plotëson kallëzuesin foljor të fjalisë kryesore. Në gramatologjinë shqipe njihet dhe një tip tjetër i frazave (periudhave) kohore, në të cilin fjalia nënrenditur nuk i referohet më kallëzuesit foljor të fjalisë kryesore, por një gjymtyre të saj, të shprehur me ndajfolje kohe, sintagma parafjalore etj., të cilat luajnë rolin e rrethanorit të kohës në fjalinë kryesore. Ky tip i dytë i frazave kohore njihet me termin periudhë me fjali të nënrenditur kohore të tërthortë. Tipi i periudhave me fjali të nënrenditura kohore të tërthorta karakterizohet nga gërshetimi i marrëdhënieve kohore me ato përcaktore. Me këtë monografi të dytë, autori plotëson kështu përshkrimin dhe analizën tërësore të frazave kohore në gjuhën shqipe. Është larmia e madhe strukturore e këtij tipi frazash që e ka nxitur autorin ta paraqesë studimin e tyre si punim monografik më vete.Downloads
Download data is not yet available.
Downloads
Published
2013-06-14
How to Cite
Kananaj, A. (2013). Thoma Dhima, Fraza me fjali të nënrenditur përcaktore-ndajshtimore të kohës, Qendra e Studimeve Albanologjike, Tiranë, 2013. Studime Filologjike, 1(1-2), 247–252. Retrieved from https://albanica.al/studime_filologjike/article/view/3389
Numër
Section
Kritikë dhe bibliografi
License
Copyright (c) 2024 Akademia e Studimeve Albanologjike

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International License.
