Bahri Beci & Merita Bruci, Albanisch lernen in kurzer zeit. Albanisch für ausländer-lehrbuch (të mësojmë shpejt gjuhën shqipe. Metodë për mësimin e gjuhës shqipe nga të huajt), Edfa, Tirana, 2011

Autorët

  • Ina Arapi

Abstract

Kohët e fundit kanë dalë disa metoda të reja për mësimin e gjuhës shqipe. Është një reagim i natyrshëm ndaj kërkesës gjithmonë në rritje nga të huajt dhe shqiptarët që jetojnë jashtë shtetit për përvetësimin dhe përmirësimin e aftësive shprehëse në këtë gjuhë. Metoda e fundit nga Beci dhe Bruci të tërheq vëmendjen, sepse ka një veçori në krahasim me të tjerat: ajo synon ta bëjë mësimin e gjuhës shqipe në mënyrën më të thjeshtë që ekziston. Që në fillim theksohet se ajo u drejtohet atyre që duan ta mësojnë shqipen brenda një kohe të shkurtër dhe sa më lehtë (f. 3). Pra, ndryshe nga metodat e deritanishme me të cilat jemi mësuar dhe të cilat përpiqen t’i sqarojnë e shpjegojnë sa më hollësisht gjërat, Beci dhe Bruci e kapin çështjen nga një anë tjetër. Ata i lënë mënjanë sqarimet e shpjegimet “e tepërta” dhe përqendrohen vetëm te fenomeni gjuhësor duke e paraqitur atë të zhveshur nga konteksti gramatikor, thjesht si një strukturë, si një tullë që vihet pas të tjerave në murin e gjuhës që në këtë rast ngrihet me shumë shpejtësi. Një mënyrë e tillë e transmetimit të strukturës gramatikore të shqipes te ai që është i interesuar ta përvetësojë atë është jo vetëm origjinale në mësimdhënien e shqipes për të huajt deri tani, por shtron në mënyrë të pashmangshme dhe pyetjen se sa efikase është ajo. Pra, sa ia arrin qëllimit metoda në fjalë? A mundet dikush me anë të kësaj metode ta përvetësojë strukturën bazë të gjuhës shqipe duke u bërë i aftë të thellohet vetë në të ardhmen? Këtyre pyetjeve do të mundohemi t’u japim përgjigje në vazhdim.

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Published

2013-06-14

How to Cite

Arapi, I. (2013). Bahri Beci & Merita Bruci, Albanisch lernen in kurzer zeit. Albanisch für ausländer-lehrbuch (të mësojmë shpejt gjuhën shqipe. Metodë për mësimin e gjuhës shqipe nga të huajt), Edfa, Tirana, 2011. Studime Filologjike, 1(1-2), 253–258. Retrieved from https://albanica.al/studime_filologjike/article/view/3390

Numër

Section

Kritikë dhe bibliografi