Fryma moderne në romanin e Petro Markos Qyteti i fundit

Autorët

  • Klara Kodra

Abstract

Romani shqiptar pati veçanësinë e vet në krahasim me romanin evropian. Ai u zhvillua midis vonesave dhe “djegies së etapave”. Ky zhanër do ta shihte për herë të parë dritën në Shqipëri në një kohë që romani në Europë përjetonte “kohën e vet të artë”. Në letërsinë shqiptare ky lloj aq dinamik dhe i paparashikueshëm, në fillimet e veta do të lidhej me dy drejtime, romantizmin dhe sentimentalizmin nëpërmjet romaneve të Nikajt dhe të Santorit, do të bënte një hop krijues në vitet ’30 duke ndërthurur tiparet e një romantizmi të vonuar dhe një sentimentalizmi çuditërisht pasromantik me elemente të realizmit kritik dhe të modernizmit siç dëshmojnë romanet më të njohur të asaj kohe, “Pse?” i Sterjo Spasses dhe “Sikur të isha djalë” i Haki Stërmillit, romane që qëndrojnë në antipodet e njeri-tjetrit, një roman që shtron pyetje pa u dhënë përgjigje dhe vë në qendër të vet individin problematik, pra, një roman që përfshin në vetvete elementë të modernizmit dhe një roman “i angazhuar” që militon për të drejtat e gruas duke ndërthurur realizmin me sentimentalizmin. Të dy këto romane vuajnë nga të meta “fëminore” si identifikimi i tepruar i autorit me personazhin kryesor duke e bërë zëdhënës të filozofisë së vet dhe duke ia cenuar individualitetin, disa naivitete dhe disa efekte, megjithatë e pasurojnë letërsinë shqiptare me problematikë aktuale dhe me fokusimin e individit në kundërvënie me bashkësinë.

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Petro Marko, Intervistë me vetveten, Omsca, Tiranë, 2000, f. 507.

Downloads

Published

2013-12-11

How to Cite

Kodra , K. (2013). Fryma moderne në romanin e Petro Markos Qyteti i fundit. Studime Filologjike, 1(3-4), 29–32. Retrieved from https://albanica.al/studime_filologjike/article/view/3397