Nëpër lexime alegorike si çelësa semantikë për romanin “Nëpunësi i pallatit të ëndrrave”

Autorët

  • Arben Prendi

Abstract

Arritjet letrare të Kadaresë si shkrimtar qëndrojnë më shumë tek proza, tregimi e novela dhe veçanërisht tek romani. Siç vlerëson një prej studiuesve të hershëm të tij, Kadare i dha një fytyrë moderne prozës shqipe, në të gjithë përbërësit e vet. Ai flaku prej saj rutinën dhe mjetet e harxhuara, theu skemat e strukturave tradicionale narrative, i solli asaj fuqinë sugjestionuese të nëntekstit që aludonte tek të vërtetat tronditëse të cilat shqetësonin kritikën zyrtare, e pasuroi atë me përmasën universale, e nxori, pra, nga shtrati i Prokustit dhe e futi në shtratin e modernitetit. Duke ardhur në këtë shtrat proza e Kadaresë vuri në qendër dramat e individit dhe të kombit, kërkimet morale në situatat ekzistenciale të jetës së tyre, përsiatjet filozofike për raportet e individit me shoqërinë dhe me shtetin a, më saktë me pushtetin. Me fjalë të tjera, Kadare e bëri romanin roman, pra, e ktheu atë te përmbajtja e vet tipologjike, që është konflikti i individit me forcat që qendrojnë jashtë tij, me institucionet morale e politike, kërkimet e tij shpirtërore dhe rravgimet ekzistenciale të njeriut ose të bashkësisë njerëzore1. Parë nga vlera estetike e qëndrueshme e veprës letrare, ndikimi estetik dhe receptimi isaj, brenda dhe jashtë vendit, I. Kadare mbetet shkrimtari më i rëndësishëm i gjysmës së dytë të shek. XX dhe ndër më të rëndësishmit e mbarë letërsisë shqiptare nga fillimet deri më sot.

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. J. Bulo, Në vend të parathënies, në Sh. Sinani, Për prozën e Kadaresë. Tiranë, 2009, f. 7-8.

  2. A. Vinca, Miti dhe çmitizimi, në Seminari ndërkombt. për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare, nr. 25/2, Prishtinë, 2006, f. 109.

  3. R. Zisi, Letërsia bashkëkohore shqipe - Poezia, Tiranë, 2004, f. 134.

  4. M. Jakupi, Proza e Kadaresë dhe raportet e saj me poetikat moderne, në Rrjedhat e letërsisë bashkëkohore, Prishtinë, 2005, f. 175.

  5. A. Apolloni, Paradigma e proteut, Prishtinë, 2012, f. 21.

  6. M. Jakupi, art. cit., f. 167.

  7. M. Jakupi, art. i cit. f. 168.

  8. A. Bosquet, Himn i shumëkuptimshmërisë, në Kadare, I., Vepra, 11, f. 234-235.

  9. M. Mandalà, Për një botim kritik të “Nëpunësit të pallatit të ëndrrave”, në Kadare, leximi dhe interpretimi, ese dhe studime, bot. Onufri, Tiranë, 2016, f. 39.

  10. M. Mandalà, art. cit., f. 40.

  11. B. Kuçuku, Alegori analogjike. Pas eklipsit letrar, Tiranë, 2014, f. 229.

  12. R. Sanchez Lizarralde, Shqipëria në pasqyrën e letërsisë, bot. Onufri, Tiranë, 2008, f. 33.

  13. I. Kadare, Nëpunësi i pallatit të ëndrrave, në Vepra letrare, 9, Tiranë, 1988, f. 273.

  14. Sh. Sinani, Për prozën e Kadaresë, bot. Naimi, Tiranë, 2010, f. 78.

  15. I. Kadare, Nëpunësi i pallatit të ëndrrave, në Vepra letrare, 9, Tiranë, 1988, f. 188.

  16. B. Kuçuku, Kryevepra e fshehur, në Vepra, 11, bot. Onufri, Tiranë, 2009, f. 256.

  17. G. Banderier, Pasqyra e Dantes, në Kadare, I., Vepra, 11, bot. Onufri, Tiranë, 2009, f. 240.

  18. I. Kadare, Ftesë në studio, bot. Naim Frashëri, Tiranë, 1990, f. 175-176.

  19. I. Kadare, Nëpunësi i pallatit të ëndrrave, në Vepra letrare, 9, Tiranë, 1988, f. 223.

  20. Po aty, f. 215.

  21. I. Kadare, Pallati i ëndrrave, në Vepra, 11, bot. Onufri, Tiranë, 2009, f. 271-272.

  22. I. Kadare, Nëpunësi i pallatit të ëndrrave, Tiranë, 1988, f. 188.

  23. I. Kadare, Pallati i ëndrrave, në Vepra, 11, Tiranë, 2009, f. 279.

  24. I. Kadare, po aty, f. 275.

  25. Po aty, f. 288.

  26. Po aty, f. 282.

  27. Po aty, f. 283.

  28. B. Kuçuku, art. cit., f. 251.

  29. Po aty, f. 253.

  30. I. Kadare, Nëpunësi i pallatit të ëndrrave, në Vepra letrare, 9, Tiranë, 1988, f. 189.

  31. Po aty, f. 254.

  32. I. Kadare, Pallati i Ëndrrave, në Vepra, 11, Tiranë, 2009, f. 377.

  33. Po aty, f. 377.

  34. Po aty, f. 312.

  35. B. Kuçuku, art. cit., f. 238.

  36. I. Kadare, Pallati i Ëndrrave, Tiranë, 2009, f. 343.

  37. Po aty, f. 281.

  38. Po aty, f. 282.

  39. Po aty, f. 441.

  40. I. Kadare, Nëpunësi i pallatit të ëndrrave, Tiranë, 1988, f. 242.

  41. Po aty, f. 190.

  42. I. Kadare, Pallati i Ëndrrave, Tiranë, 2009, f. 342.

  43. Po aty, f. 453.

  44. I. Kadare, Nëpunësi i pallatit të ëndrrave, Tiranë, 1988, f. 248.

  45. Sh. Sinani, Për prozën e Kadaresë, bot. Naimi, Tiranë, 2010, f. 79-80.

  46. R. Lizarralde Sanchez, vep. cit., f. 34.

  47. I. Kadare, Pallati i Ëndrrave, Tiranë, 2009, f. 452.

Downloads

Published

2016-06-09

How to Cite

Prendi, A. (2016). Nëpër lexime alegorike si çelësa semantikë për romanin “Nëpunësi i pallatit të ëndrrave”. Studime Filologjike, 1(1-2), 95–110. Retrieved from https://albanica.al/studime_filologjike/article/view/3558