Franqisk Anton Santori, përrallëzat

Autorët

  • Merita Sauku Bruci

Abstract

Në Arkivin Qendror të Shtetit (AQSH), në morinë e fondeve personale, ruhen edhe dorëshkrime të Franqisk Anton Santorit të cilat pas përpunimit janë të mbledhura në dosjen n. 161. Kjo dosje përmban ndër të tjera edhe dorëshkrimet e më se 100 përrallëzave (fabulave) të përkthyera apo përpunuara nga Santori. Bëhet fjalë për një fletorthe, të mbuluar me një kapak kartoni të hollë me përmasa 21cm x 14 cm. Letra e kapakut është e trashë, në ngjyrë gri të errët, me njolla, e palosur më dysh, e qepur me 5 nyje, me një largësi 3 cm nga njëra-tjetra. Megjithëse të palosura, (ende të lidhura bllok dhe të pashkëputura) letrat që shërbejnë si kapak i improvizuar janë të grisura në anë, deri në lartësinë e qepjes së parë të poshtme (4 cm) e të ndara nga njëra-tjetra. Kapaku përmban edhe një mbishkrim, vështirësisht i deshifrueshëm, që duket më tepër rastësor e të mos të ketë lidhje me përmbajtjen e fabulave. Mbi kapak, në qendër, dallojmë gjithashtu edhe një vulë të rrumbullakët, me bojë kopjative, që përmban tekstin e shkruar në formë rrethore Biblioteka Kombëtare Tiranë si dhe simbolin e shqiponjës në mes. Kjo vulë shfaqet edhe në faqet e brendshme, jo në mënyrë të rregullt, në dendurinë çdo 2-3 fletë a më shumë sipas rastit.

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Të dhënat e para për ekzistencën e dorëshkrimeve të fabulave dhe një përshkrim të shkurtër për “një fletore të vjetërueme me format doracak” ka dhënë Kolë Kamsi në punimin e tij: “Nji dorshkrim i panjoftun i At Anton Santorit – Pralla të zgjedhuna – Botim i së përkohshmes Leka, nr. 14. Shtypshkronja “Zoja e papërlyeme”, Shkodër, 1943. Më hollësisht: K. Kamsi: “Nji dorshkrim i panjoftun i At Anton Santorit” në Leka, 1943, n. 2 mars, f. 70-74; n. 3, prill-maj, f. 107-112; n. 4, qershor, f. 167-170.

  2. Ai e ka hetuar dhe parë dorëshkrimin asokohe në zyrën e Inspektoratës së Arsimit. Ndërsa për praninë e dorëshkrimit në AQSH jep njoftimin Klara Kodra në artikullin: “Santori Fabulist” në SF, 1996/1-4, f. 19-32.

  3. Po japim më poshtë mbishkrimin e shkruar me penë më bojë të zezë: “Sabbo a 28 Aprile all’ Intend.e di Finanze Cosenza .

  4. A 23 Mag. 84 scr.o Ecc. Del Pontef.e che averei comminc.o la cel.o di Messe. 60 per 12 [malm.o] ed orologio.=

  5. Lidhur me alfabetin e përdorur prej Santorit si dhe kriteret e transkriptimit mund të shihet: M. Sauku-Bruci, “Evolucioni i sistemit alfabetik të F. A. Santorit - çelës për përcaktimin e kohës së hartimit të veprave të tij” në SF, 2012/1-2, f. 73-90. Francesco Antonio Santori, Sofia e Kominĭatëve – Editio Princeps, Studio introduttivo di Italo Costante Fortino. Prolegomeni, trascrizione e apparato critico di Merita Sauku-Bruci, Vol. I, Università degli Studi di Napoli L’Orientale, Dipartimento di Studi dell’Europa Orientale, Napoli, 2011.

  6. Bëhet fjalë për nëntë fabula: Pjeshti e teri; Ujku e ën i; Ġadhuri ndërruor mbë ljon; Pardi e dhejpëra; Ljoni, lopa, delja e dhia; Delëmeri ji rrēm: Dhejpëra e rrushtë; Mīt e maçet; Kunkulli e ulliri. Shih më hollësisht: Kolë Kamsi, “Nji dorëshkrim...”, vep. e cit.

  7. F.A. Santori, Emira (Dramë) dhe disa vjersha. (Teksti në origjinal dhe i vënë në gjuhën e sotme) Me një hyrje rreth jetës dhe veprave të auktorit nga Ziaudin Kodra. Tiranë, NSHB “Naim Frashëri”, 1959.

  8. K. Kodra, Santori fabulist, art. i cit.

  9. derri < dherri (me h të shtuar mbi rresht)

  10. names (e shtuar mbi rresht zëvendëson ndë të fshirë nga autori)

  11. ndën < ndyn (me n të shtuar mbi rresht)

  12. andajna < andhaina (me n të shtuar mbi rresht)

  13. nd’ata (e shtuar mbi rresht)

  14. dardh< dhard (me h të shtuar mbi rresht)

  15. idhē (e shtuar mbi rresht zëvendëson pensier të fshirë nga autori)

  16. Frr: më < e

  17. reħe (e shtuar mbi rresht zëvendëson çuka të fshirë nga autori)

  18. drejtōn < dhreitoon (me r të shtuar mbi rresht)

  19. bashk < bascq (me k të shtuar mbi rresht)

  20. delja (ndjek dhe zëvendëson dhejpëra të fshirë nga autori)

  21. Frr: së < si

  22. qe (e shtuar mbi rresht zëvendëson nje je të fshirë nga autori)

  23. ni (e shtuar mbi rresht)

  24. taksën < taxyn ( me n të shtuar mbi rresht)

  25. e (e shtuar mbi rresht zëvendëson rri të fshirë nga autori)

  26. degat (e shtuar mbi rresht)

  27. i (e shtuar mbi rresht)

  28. arrën (shtuar mbi rresht zëvendëson gjën të fshirë nga autori)

  29. të (e shtuar mbi rresht)

  30. hardëllja < hardhylja (me h të shtuar mbi rresht)

  31. e (e shtuar mbi rresht)

  32. se (shtuar mbi rresht zëvendëson tij të fshirë nga autori)

  33. tij nënk i (shtuar mbi rresht zëvendëson nk’i të fshirë nga autori)

  34. kardakaça < qardhaqaccia (me h të shtuar mbi rresht)

  35. shkëjqeme < scqyjkeme ( me c të shtuar mbi rresht)

  36. dhja si (e shtur mbi rresht zëvendëson si një të fshirë nga autori)

  37. dos (e shtuar mbi rresht)

  38. tue (me e të shtuar mbi rresht)

  39. bën ( me n të shtuar mbi rresht)

  40. pason një rresht i fshirë nga Santori: njeriu mos kallëzo.

  41. Përrallez e XXXVII (e shkruar në anë të faqes)

  42. prë ndë (e shtuar mbi rresht zëvendëson bashk me të fshirë nga autori)

  43. pason dhja e fshirë nga autori.

  44. i paraprin më e fshirë nga autori.

  45. pason tij e fshirë nga autori.

  46. Ajo sej çë së t’pëjqēn

  47. O çë thua se nënk vëjēn;

  48. kūr ti mëngu e pensōn

  49. të shërbēn e të sallvōn.

  50. (variant i shtuar në anë të faqes)

  51. më ju (e shtuar mbi rresht zëvendëson lesht u të fshirë nga autori)

Downloads

Published

2016-06-09

How to Cite

Sauku - Bruci, M. (2016). Franqisk Anton Santori, përrallëzat. Studime Filologjike, 1(1-2), 149–190. Retrieved from https://albanica.al/studime_filologjike/article/view/3564

Numër

Section

Materiale dhe dokumente