Libër me vlera e shqyrtime të hollësishme për marrëdhëniet gjuhësore shqiptaro-serbe (Anila Omari, “Marrëdhëniet gjuhësore Shqiptaro-Serbe”, Qendra e Studimeve Albanologjike – Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Botimet Albanologjike, Tiranë, 2012, 420

Autorët

  • Gjovalin Shkurtaj

Abstract

Anila Omari, bashkë me Xhelal Yllin, i përkasin një brezi gjuhëtarësh që erdhën në Institutin e Gjuhësisë e të Letërsisë në fillim të viteve ’80 dhe, ashtu sikundër pritej, së shpejti, do të dalloheshin nga brezi para tyre, së pari, për arsye të shfrytëzimit të mundësive të reja për formimin e përgjithshëm teorik e shkencor, duke ndjekur edhe shkollime pasuniversitare afatmesme e afatgjata në Austri, Gjermani etj., si dhe, ajo që ka më shumë rëndësi, për arsye të profilizimit të tyre të hershëm dhe të përkushtuar në fushat më gratçore të kërkimit të marrëdhënieve të shqipes me gjuhët fqinje të Ballkanit, ku do të kishim edhe hetimet e hulumtimet e kujdesshme në terren, kushtuar sllavizmave në leksikun dhe onomastikën shqiptare, duke bërë edhe një ndarje të arealeve: Xhelali në arealin juglindor d.m.th., të marrëdhënieve të shqipes me maqedonishten e bullgarishten, kurse Anila, për shumë vite radhazi, pa zhurmë e bujë, por me përkushtim e prurje të vlerësueshme e të rëndësishme, do t’u kushtohej raporteve të shqipes veriore me serbishten, duke ardhur, mbas disa artikujsh me peshë nga kjo fushë (si “Ndikime të gjuhës shqipe në të folmet jugore të serbishtes”, “Disa sllavizma të pavëna re në të folmet veriore të shqipes”, “Përsëri rreth huazimeve më të vjetra sllave në shqipe”, “Ndikimet sllave në “Mesharin” e Gjon Buzukut”) deri në librin e saj të rëndësishëm Marrëdhëniet gjuhësore shqiptaro-serbe, Qendra e Studimeve Albanologjike – Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Botimet Albanologjike, Tiranë, 2012, 420 f., një nga veprat e mëdha e të vlefshme, për të cilën, ndërkaq, edhe janë shprehur vlerësime e tumirime të kolegëve të saj.

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Shih: SF, 1989/1.

  2. Shih: SF, 1994/1-4, f. 121-130.

  3. Shih: SF, 1999/1-2.

  4. Shih: SF, 2010/3-4.

  5. Shih: K. Topalli, Recension për veprën “Marrëdhëniet e shqipes me serbishten” të Anila Omarit (dorëshkrim, në dosjen e miratimit të librit për botim nga QSA).

  6. Hylli i Dritës, 1-2, 2014, f. 163-166.

  7. Shih: B. Demiraj, “Hylli i dritës”, art. i cit., f. 163.

  8. B. Demiraj, po aty.

  9. H. Barić, Hŷmje në historinë e gjuhës sh ipe, Prishtinë, 1955, f. 47.

  10. A. M. Seliščev, Slavjanskoe naselennie v Albanii, Sofija, 1931.

  11. Aleksander Fjodoroviç Hilferding (1831-1872), gjuhëtar rus me origjinë gjermane, anëtar i Akademisë së Shkencave të Peterburgut, që u mor me gjuhësi të krahasuar, mbledhje dorëshkrimesh të vjetra sllave e folklori sllav.

  12. Shih: L. Mulaku, Mbi disa toponime mesjetare shqipe të Kosovës, në Onomastika e Kosovës, Prishtinë,1979, f. 164.

  13. Shih: Gj. Shkurtaj, Onomastikë dhe etnolinguistikë, SHBLU, 2001 dhe Botim i dytë i rivështruar dhe i pasuruar, Botime Universitare Albas, Tiranë, 2015.

  14. Shih: R. Ismajli, Disa çështje të onomastikës mesjetare, në Onomastika e Kosovës, Prishtinë, 1979, f. 48.

  15. Shih: R. Ismajli, Disa çështje të onomastikës mesjetare, në Onomastika e Kosovës, Prishtinë, 1979, f. 49.

  16. Shih: A. Kostallari, Contribution a l’histoire des recherches onomasti ues dans le domaine de l’albanais, Studia Albanica, 1965, nr.1, f. 43.

  17. Shih: A. Kostallari, art. cit. , f. 43.

  18. Shih: S. Pulaha, Defteri i regjistrimit të Sanxhakut të Shkodrës i vitit 1485, I, II, Tiranë, 1974.

  19. Shih: T. Morina, Disa të dhëna mbi evidentimin e mikrotoponimeve të Kosovës, në Onomastika e Kosovës, Prishtinë, 1979, f. 215.

  20. Shih: T. Morina, Disa të dhëna mbi evidentimin e mikrotoponimeve të Kosovës, në Onomastika e Kosovës, Prishtinë, 1979, f. 215

  21. Shih: Mirosh Markaj, Toponimia dhe antroponimia shqiptare e rrethit të Pogradecit (kumtesë e vitit 2002, dorëshkrim).

  22. Shih: R. Ismajli, Disa çështje të onomastikës mesjetare, në Onomastika e Kosovës, Prishtinë, 1979, f. 49.

  23. Shih: I. Ajeti, Kontribut për studimin e disa toponimeve të Malit të Zi, në “Kërkime gjuhësore”, Prishtinë 1978, f. 351.

  24. Shih: T. Morina, Disa të dhëna mbi evidentimin e mikrotoponimeve të Kosovës, në Onomastika e Kosovës, Prishtinë, 1978, f. 351.

  25. Po ai, Po aty, f. 215.

  26. Shih edhe Gj. Shkurtaj, Toponimia dygjuhësore si dëshmi e trysnisë asimiluese dhe e forcës ruajtëse (konservative) të shqipes, në librin “Onomastikë dhe etnolinguistikë”, Botim i dytë, i rivështruar dhe i pasuruar, Botime Universitare Albas, 2015, f. 70-72.

Downloads

Published

2016-06-09

How to Cite

Shkurtaj , G. (2016). Libër me vlera e shqyrtime të hollësishme për marrëdhëniet gjuhësore shqiptaro-serbe (Anila Omari, “Marrëdhëniet gjuhësore Shqiptaro-Serbe”, Qendra e Studimeve Albanologjike – Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Botimet Albanologjike, Tiranë, 2012, 420. Studime Filologjike, 1(1-2), 191–202. Retrieved from https://albanica.al/studime_filologjike/article/view/3565

Numër

Section

Kritikë dhe bibliografi