Dukuri sintaksore me interes dialektor në gjuhën shqipe

Autorët

  • Mehmet Çeliku

Abstract

Faza e parë e hetimit të përgjithshëm të dialekteve, që zgjati rreth 25 vjet, kishte si detyrë kryesore evidentimin e dallimeve (tipareve dalluese) të të folmeve të shqipes; në këtë fazë të parë kërkimet u përqendruan kryesisht në hulumtimin e dallimeve dialektore kryesore në sistemin fonetik-fonologjik, morfologjik e leksikor, ndërsa në fushë të sintaksës kërkimet për shumë arsye dolën në plan të dytë. Mbledhja e materialeve dialektore në gjithë territorin e vendit për studimin e dialekteve dhe të folmeve të gjuhës sonë dhe përshkrimi i tipareve kryesore e dalluese do të shërbenin për studimin e historisë së gjuhës shqipe dhe për kodifikimin shkencor të standardit, që shtrohej për zgjidhje në atë kohë. Në fushë të sintaksës mbledhja e materialit kishte specifikën e vet, ajo kërkonte hulumtime më të gjata në terren, kërkonte bazë materiale për regjistrime me magnetofon të teksteve dialektore të plota e të gjata, që me shënime në fletore, praktikë zotëruese e asaj kohe, nuk realizohej dot, kërkonte më shumë kohë e specialistë; pastaj, në fushë të sintaksës, dallimet kryesore midis dy kryedialekteve njiheshin, ato ishin të kufizuara dhe nuk përbënin ndonjë pengesë të pakapërcyeshme në ndërtimin e standardit.

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Published

2017-06-09

How to Cite

Çeliku, M. (2017). Dukuri sintaksore me interes dialektor në gjuhën shqipe. Studime Filologjike, 1(1-2), 79–88. Retrieved from https://albanica.al/studime_filologjike/article/view/3630