Ngrohja globale
Abstract
Studimet shkencore tregojnë se ngrohja globale po bëhet prob- lem gjithnjë e më shqetësues në të gjithë botën, sepse nga dita në ditë kërcënimi sa vjen e bëhet më i rrezikshëm. Kjo vërehet edhe nga ndryshimet e klimës.
Në ditët e sotme, niveli i dyoksidit të karbonit është rreth 30% më i lartë se sa ka qenë përpara zhvillimit të vrullshëm e marramendës të industrisë. Dhe, në këtë mjedis, ajo që të bën më shumë përshtypje është shpejtësia me të cilën është rritur niveli i CO2. Nga njohuritë gjeologjike që ka njeriu mbi botën, për miliona vite ajo kurrë nuk ka përjetuar një rritje aq të shpejt të ngrohjes globale, ku gjithmonë është e pranishme dora dhe mendja e njeriut, ku influenca e tij është krejtësisht e dukshme. Është e padiskutueshme që vetë ne, kemi ndikuar në ndryshimet e atmosferës, si nga djegia e lëndëve kimike ashtu edhe nga lëshimi i gazrave, me të cilët po e helmojmë atë. Thënë shkurt, e gjithë bota është e kërcënuar.
Gjatë 40 viteve të fundit, temperatura është rritur me rreth 0.50 F (0.2-0.30C). Të dhënat statistikore tregojnë se ngrohja në shekullin e 20-të është më e madhe, po ta krahasojmë me 4-5 shekujt e shkuar të gjitha kohërat e 400-600 viteve të fundit. Që nga fillim i shekullit të 20-të e deri më sot, temperatura e sipërfaqes tokësore është rritur me rreth 1.10F (0.60C). Gjithashtu, 7 nga 10 vitet më të ngrohta të shekullit të 20-të janë ato të 90- tës. Kjo ngrohje ka bërë që malet e akujve në pole të humbasin rreth 40% të trashësisë së tyre dhe kjo vetëm gjatë 4 dekadave të fundit. Nga ana tjetër, niveli global i detrave është rritur pothuajse 3 herë më shpejt në krahasim me 3000 vitet e fundit.
Studimet e fundit tregojnë se bimët dhe kafshët kanë ndyshuar sjelljen e tyre në bazë të ndryshimeve klimatike.
Ritmet, me të cilat vazhdon të ngrohet bota, rrisin rrezikun që klima të ndryshojë në mënyrë të tillë, saqë të mund të dëmtojë në mënyrë serioze jetën tonë.
Ngrohja globale ka të bëjë shumë me sëmundjet, sidomos me ato që shpesh janë më tepër të pranishme në vendet veriore. Kështu, këto sëmundje kanë tendencën për t’u “transportuar” edhe në vendet më të zhvilluara duke ndikuar ndjeshëm në jetën financiare dhe atë shëndetësore të këtyre vendeve.
Ka të tjera sëmundje që e kanë prejardhjen prej insekteve, nga të cilat mund të përmendim infeksionin “bluetongue”, që, në përgjithësi, prek gjedhët, delet në vende, të tilla si: Belgjika, Franca, Gjermania e Holanda. Këto sëmundje dëmtojnë ekonominë e vendit. Ato, gjithashtu, përbëjnë rrezik të konsiderueshëm për biznesin e produktit të mishit si dhe ndikojnë negativisht ndjeshëm edhe në jetën e njerëzve indirekt. Nëse, p.sh., sëmundjet e etheve të luginës Rift të Afrikës po arrijnë në Evropë, atëherë përhapja dhe pasojat do të jenë katastrofike.
Sëmundjet afrikane, për shkak të ndryshimit të kushteve klimatike, kanë marrë përmasat e një problemi botëror.
Në Gjermani, për shkak të sëmundjes “bluetongue”, në shumë qendra tregtare u vërejt një ulje deri në ½ e shitjes vjetore të mishit. Shkurt mund të themi pasojat janë:
- Rritje e shpejtë e nivelit të detit.
- Më tepër valë të ngrohta dhe thatësirë, dhe për pasojë më shumë çrregullime në burimet e ujërave.
- Më shumë mote ekstreme që krijojnë tufane e përmbytje dhe shkatërrime banesash.
Nëse ndotja vazhdon pa marrë masa kundër saj, ngrohja globale do të kërcënojë shëndetin, qytetet, bregdetet, të gjitha pasuritë natyrore apo krijimet e njeriut. Por dëmet më të mëdha do të jenë në shëndetësi, se do të shtohen sëmundjet dhe vdekjet që kanë të bëjnë me nxehtësinë dhe me infeksionet e sëmundjeve që transmetohen nga insekte e mikrobe në zona ku më parë ato nuk kanë ekzistuar. Ekspertët thonë se kjo ka ardhur si pasojë e ngrohjes globale. Sëmundjet, si ajo e etheve të luginës Rift në Europë do të merrnin formën e një kërcënimi dhe rreziku global të papërballueshëm.
Shtetet e Bashkimit Evropian, shumë të shqetësuara nga ky fenomen, kohët e fundit u detyruan të arrijnë në një marrëveshje, që pas disa vjetësh të ulet në 20% nxjerrja e dyoksidit të karbonit, në atmosferë, që ka si burim industrinë e rëndë.
Zoti e krijoi Tokën, e pasuroi atë, solli ujë dhe dritë jo për ta shkatërruar, djegur, tharë e shpërbërë, por që njerëzit të jetojnë mirë, t'i shijojnë begatitë e dhuruara prej All-llahut dhe tua lënë atë të pastër brezave.



